6 arsyet pse ju vonohet cikli menstrual që asnjë gjinekolog nuk ua ka shpjeguar kurrë
Me cikël të rregullt menstrual do të kuptojmë një cikël që vjen në mënyrë të rregullt periodike dhe brenda skemës normale. Një herë në 21 ditë, një herë në 28 ditë dhe një herë në 32 ditë. Çdo deviacion nga kjo skemë quhet çrregullim menstrual. Menstruacionet janë një proces biologjik shumë i rëndësishëm i organizmit të shëndetshëm femëror, megjithatë përpara se të frikësoheni zbuloni përse ndodh kjo gjë:
1-Kistet në vezore: Kur një femër ka kiste në vezore, patjetër ka dhe çrregullime të ciklit e cila qoftë me një vizitë apo detyrimisht me një eko gjinekologjike përcaktohet se ku është vendosur kisti, masa, natyra dhe përbërja e tij që më pas të vendoset trajtimi.
2- Infeksionet e ndryshme: Veç kisteve, shkak për ndryshimin e periodave mund të bëhen edhe infeksionet e ndryshme tek femra, duke filluar që nga ata banale si p.sh një myk i instaluar prej kohësh dhe i patrajtuar.
3- Miomat: Një cikël menstrual mund ta çrregullojnë edhe miomat e ndryshme ose fibromiomat të cilat vendosen në pjesë të ndryshme të mitrës. Megjithatë jo të gjitha llojet e miomave apo fibromiomave japin çrregullime të ciklit. Çrregullim të ciklit japin vetëm ato që janë të vendosura në pjesën e brendshme të mitrës dhe shoqërohen ose me shumë hemorragji, ose çrregullim të ciklit, një herë në dy muaj, një herë në tre muaj e kështu me radhë.
4- Polipet: Polipet e qafës së mitrës dhe polipet e endometrit (shtresa e brendshme e mitrës) japin gjithashtu çrregullim të ciklit. Gruaja është pothuajse gjatë gjithë kohës me hemorragji, ndoshta jo në sasi, por pika-pika, dhe midis këtyre pikave që quhen spoting, ka shpeshherë dhe ditë të zgjatura me hemorragji.
5- Premenopauza: Një çrregullim tjetër i ciklit, por që është natyral, mund të konsiderohet edhe premenopauza. Femra para se të futet në menopauzë të plotë ka paramenopauzën, ose premenopauzën. Në premenopauzë vezoret fillojnë të reduktohen, të zvogëlohen, të rrudhen dhe folikujt nuk janë më njësoj si në fazën riprodhuese. Kjo sjell ndryshim të ciklit, i cili nga një herë në muaj, tashmë vjen një herë në 2, 3, 4, 5, 6 muaj derisa të bëhet një vit i plotë dhe femra futet në menopauzë, cikli nuk vjen më fare.
6-Tiroidet: Një femër që vuan nga tiroidet ka shumë mundësi të bëjë çrregullime të ciklit menstrual, pasi një TSH e rritur ndikon duke ndryshuar balancën e hormoneve femërore.