Ja pra kështu duket një penis ‘perfekt’ sipas shkencës; Studimi që u rrëzon të gjitha pretendimet djemve
Pirja e duhanit mund ta shkurtojë penisin deri në një centimetër. Ereksionet nxisin dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe pastrojnë enët e kalcifikuara. Problemet me prostatën mund të shkaktojë probleme me ereksionin dhe ejakulimin e parakohshëm.
Orgazma e mashkullit zgjat mesatarisht 6 sekonda, ndërsa e femrës 23 . Nuk është e vërtetë që meshkujt më të pashëm apo muskulozë prodhojnë më shumë spermë, apo kjo e fundit është më cilësore. Përkundrazi nëse meshkujt marrin steroide për një kohë të gjatë do të shfaqin probleme që lidhen me organin gjenital. Këto ishin disa informacione për penisin që janë absolute, por më poshtë do të shkruajmë për diçka relative, që mund të ndryshojë nga personi në person.
Gazeta e Mjekësisë Seksuale botoi një studim të ri që i jepte përgjigjie një pyëtjje disi të pazakontë: Si duhet të duket një penis që të konsiderohet i pashëm?
Studiuesit zviceranë që kryen hulumtimin morën në pyëtje gra të moshës 16-45 vjeç për të renditur tiparet që e bëjnë një penis të “bukur”
Nga tetë karakteristikat, diametri dhe gjatësia renditen si cilësia e katërt dhe e gjashtë dhe më rëndësi për femrat duket se ka lëkura, qimet pubike dhe pamja e përgjithshme, proporcionaliteti.
Tiparet e tjera që renditen në fund të listës janë: forma e kokës (Nr. 5), pamja e skrotumit (Nr. 7), dhe së fundmi, pozicioni dhe forma e hapjes së uretrës.Ndonëse ideja e së bukurës është relative dhe penisi i përsosur nuk ekziston ashtu si nuk ka gjosk apo vaginë të përsosur, ky studim është bërë për të zbuluar tiparet që ndikojnë ne “bukurinë” e organit gjenital.