Dieta e muajit të 9 të shtatzënisë, këto janë ushqimet që duhet të hani para se të sillni jetë fëmijën tuaj

Dieta e muajit të 9 të shtatzënisë, këto janë ushqimet që duhet të hani para se të sillni jetë fëmijën tuaj

Kur jeni në muajin e 9 të shtatzanisë, do të zbuloni se ekzistojnë disa sfida me të cilat ju duhet të përballeni. Meqenëse është muaji i fundit, pa dyshim që do të ndiheni të rënduara por edhe të emocionuara sepse për pak kohë do të keni në krahë fëmijën tuaj.

Çfarë duhet të përfshihet në dietën tuaj gjatë muajit të 9 të shtatzanisë?

Në këtë fazë, zhvillimi i foshnjës tuaj është pothuajse i plotë. Pesha e tij do të rritet me shpejtësi dhe truri dhe mushkëritë do të vazhdojnë të piqen. Ndërsa ende mund të kënaqeni duke ngrënë ushqime në këtë fazë, është e rëndësishme që ju mbani mend dhe të tregoheni të kujdesshme për atë që hani. Sistemi juaj tretës mund të preket për shkak të shtimit të shpejtë të peshës dhe kjo është arsyeja pse ju duhet të vazhdoni me dietën e ekuilibruar dhe ushqyese që ndoqët në muajt e parë, por në racione më të mëdha. Këtu është një listë e ushqimeve që duhet të përfshihen në dietën tuaj gjatë muajit të 9 të shtatzënisë:

Drithëra dhe gjithçka të përgatitur nga drithërat: 6 deri në 11 herë në ditë;
Frutat: 2 deri 4 herë në ditë;
Perimet: më shumë se 4 herë në ditë;
Produkte të qumështit: 4 herë në ditë;
Ushqime të pasura me proteina: 3 racione në ditë;
Hidratimi: Minimumi 2 litra ujë i pastër çdo ditë.

Kur hani ushqime të shëndetshme dhe ushqyese, ju i garantoni vetes një shtatzani pa probleme. Problemet si kapsllëku urthi parandalohen kur hani një dietë të ekuilibruar. Kjo nga ana tjetër ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e duhur të foshnjës tuaj, duke ju sjellë një fëmijë të shëndetshëm i cili nuk ka komplikime. Përfshini sa më shumë në dietën tuaj:

-Ushqime të pasura me fibra: të tilla si fruta toke dhe deti, perime, produkte nga drithërat, drithërat, hurmat etj.
-Ushqime të pasura me hekur: të tilla si peshk, mish pule, të verdhë veze, brokoli, thjerrëza, bizele, spinaq, manaferra, soje dhe fruta të thata si rrush i thatë, etj. Konsumoni minimumi 3 racione ushqimesh të pasura me hekur në ditë.
-Ushqime të pasura me kalcium: në këtë periudhë trupi juaj duhet të ketë shumë kalcium dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për ju që të hani shumë ushqime të pasura me kalcium.
-Ushqime të tilla përfshijnë zarzavate, produkte të qumështit, bollgur, bajame dhe farat e susamit.

Ushqime të pasura me vitaminë C: Ushqimet e pasura me vitaminë C janë gjithashtu të rëndësishme gjatë muajit tuaj të 9-të të shtatzënisë. Hani mjaft agrume, domate, luleshtrydhe, brokoli dhe lulelakër.
Ushqime të pasura me acid folik: Për të shmangur defektet në lindje, konsumoni ushqime që janë të pasura me përmbajtje të acidit folik. Perimet me gjethe jeshile dhe bishtajoret si fasulet , qiqrat dhe bizelet duhet të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme.
Ushqime të pasura me vitaminë A: Spinaqi, karrota, patatja e ëmbël dhe burime të tjera të pasura të vitaminës A duhet gjithashtu të përfshihen në dietën tuaj gjatë kësaj faze të shtatëzënisë./Burimi ”PËR NËNAT”

Shpërndaje në: