Energji negative, njihuni me sinjalet si ta zbuloni dhe eliminoni
Energjia negative është përreth nesh, edhe pse ne mund të mos e vëmë re. Për të njohur energjinë negative, duhet të kushtojmë vëmendje të veçantë ndaj disa aspekteve të jetës sonë, të cilat na dërgojnë sinjale të pangatërrueshme:
Mungesë parash– Faturat shtohen dhe bashkë me to dhe borxhet. Ky është një sinjal se mbarësia dhe bollëku është bllokuar nga diçka.
Lodhja– Humori i luhatur për një kohë të gjatë ju bën keq, po ashtu dhe gjumi,
Stresi- Ose edhe paaftësia për të menaxhuar gjërat siç duhet.
Sëmundje- Një sistem i dobët imunitar dhe prania e sëmundjeve, është sinjal i energjive negative.
Koha- Kur ju mungon koha për veten tuaj, është sinjal i qartë i energjisë negative.
Probleme me gjumin– Makthe, ëndrra të çuditshme, që nuk ju lënë të pushoni të qetë.
Mendime dhe emocione negative– Sa herë që mundoheni që të relaksoheni, nuk arrini, për shkak të mendimeve dhe emocioneve negative që nuk iu lënë të qetë.
Humbja e objekteve të rëndësishme– Para, çelësa apo veshje. Nuk arrini që ti gjeni, edhe pse mund ti keni para syve.
Mungesa e përqendrimit– Është një tjetër sinjal që tregon se jeni të dominuar nga energjia negative.
Ekzistojnë disa mënyra për të hequr qafe përgjithmonë energjitë negative dhe një prej elementëve më të rëndësishëm në këtë drejtim, është uji.
Përgatisni një vaskë për tu larë dhe hidhni bni në ujë dhe të mos i hidhni direkt në lëkurë.renda kripë dhe vajra të ndryshëm esencialë. Mbani parasysh se duhet ti përzie
Mos harroni që t’iu drejtoheni edhe vendeve apo hyjnive ku besoni, në këtë rast duhet lënë mënjanë krenaria.
Një pastrim i mirë i shtëpisë, ndihmon gjithashtu për të shpëtuar nga energjia negative. Mos t’iu vijë keq, por hidhni çdo gjë që nuk ju hyn në punë.