Ushtrimet Pilates që ua përmirësojnë jetën seksuale

Ushtrimet Pilates që ua përmirësojnë jetën seksuale

Ushtrimet Pilates përpos që e ndihmojnë gjendjen e përgjithshme mendore dhe shëndetësore, dalin të jenë të dobishme edhe për marrëdhënie seksuale.

Instruktorja e Pilates, Vannesa Blair, ka dhënë shpjegime se si Pilates ju ndihmon që ta përforconi bërthamën tuaj, ta tonifikoni komblikun si dhe t’i përmirësoni vijat e trupit – faktorë këta që ndikojnë shumë në jetën tuaj seksuale.

Njëri nga ushtrimet është vetë frymëmarrja – merrni frymë thellë pasi që trupi do ta përjetojë oksigjenin në tërësi, dhe kjo gjë i aktivizon shqisat dhe e përmirëson durueshmërinë dhe qëndrueshmërinë.

Në ushtrimin tjetër, fokusoheni në shtratin e komblikut duke qëndruar ulur, dhe duke i angazhuar muskujt e komblikut deri në pesë sekonda secilën herë. Pastaj, relaksohuni për dhjetë sekonda dhe përsëriteni.

Nëse përjetoni dhimbje gjatë seksit, këto ushtrime mund t’u ndihmojnë që ta reduktojnë atë, si dhe ta rrisin përjetimin gjatë seksit.

Ngritja e ijeve për disa herë ndihmon muskujt e shtratit të komblikut. Edhe gjatë këtij ushtrimi ju duhet ta kontrolloni frymëmarrjen duke ndihmuar në sinkronizimin e inteligjencës së mendjes me atë të trupit.

Gërshërët- është ushtrimi i fundit i propozuar që ju ndihmon po ashtu për një shëndet më të mirë trupor, si dhe që të kaloni kohë më të mirë në shtrat.

Shtrihuni në dysheme dhe strukni supet nën hapësirën e zemrës. Më pastaj, ngrisni këmbët tre inç mbi dysheme dhe afrojini drejt kokës dhe pastaj largojini ato.

Ky ushtrim e stërvit trupin që ta përballojë peshë ne tij përderisa luani me përqendrimin tuaj.

Shpërndaje në: