Sinjalet e fshehta të tradhëtisë; Mësoni si ta parandaloni atë

Sinjalet e fshehta të tradhëtisë; Mësoni si ta parandaloni atë

Fatkeqësisht është e vërtetë që tradhëtitë ndodhin dhe gjithashtu japin disa sinjale të fshehta si këto më poshtë:

Ndryshime të papritura në pamjen e tij. “Nëse bashkëshorti juaj po përpiqet të transformohet në një tjetër burrë, kjo mund të jetë më shumë se një krizë e moshës së mesme”, paralajmëron Manet. Ai vazhdon duke thënë se ndryshimet drastike dhe të pashpjegueshme, që një burrë i bën pamjes së tij, stilit të veshjes dhe formave të trupit, janë gjithnjë shenja të pagabueshme të një tradhtie. Nëse ai vishet ndryshe për në punë, mbase është një kolege, personi që po përpiqeni të gjeni.

Sjelljet prej fajtori. Kjo sjellje është një shenjë e sigurt se partneri juaj po fsheh diçka. Ai mund t’ju trajtojë me dashuri dhe t’ju kushtojë vëmendje, si për shembull duke ju dhënë dhurata pa asnjë arsye, duke ju komplimentuar vazhdimisht apo edhe duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë.

Nuk e shihni shpesh. Nëse ai papritur nuk është më vërdallë, ka dy mundësi: ose është vërtetë i zënë me punë, ose është i zënë me dikë tjetër. Ndërkohë që bashkëshortit tuaj mund t’i dalin shumë projekte pune, udhëtime të shpeshta, orare të tejzgjatura pune, arsyeja e kësaj mund të jetë tradhtia e tij.

Ju akuzon për tradhti. “Përse po më bën kaq shumë pyetje?” “Ç’të duhet se ku isha?” “Po shikoja ndeshjen me…” “Nëse nuk më beson telefonoi e pyete!” Nëse të gjitha këto mënyra mbrojtjeje ju duken të njohura, atëherë lidhja juaj martesore nuk po shkon dhe aq mirë.

Shpërndaje në: