Këshillat martesore që i merrni nga të tjerët duhet t’i injoroni totalisht
Martesa kërkon punë të madhe. Ju i përkushtoheni, por ndonjëherë funksionojnë e ndonjëherë jo.
Para se të martoheni, por edhe pas, ju bombardoheni nga mijëra këshilla nga më të ndryshmet, duke filluar nga familja dhe shoqëria.
Këtu gjeni disa prej këshillave më të këqija që ju duhet gjithmonë të i injoroni, raporton “FEMINA”.
“Është në rregull nëse nuk keni marrëdhënie të mira seksuale, ose fare”
HUH? Nëse e dëgjoni këtë këshillë nga një person i afërt, me sa duket ato nuk kanë dëshirë të ju shohin mirë. Nëse ju dhe partneri juaj nuk keni marrëdhënie të mira seksuale apo edhe të mos keni fare ju duhet të bëni diçka për ta ndryshuar këtë dhe jo ta lini, sepse kjo mund të sjellë probleme deri tek tradhtia e divorci.
“Kohës që kaloni bashkë, duhet të jetë gjithmonë speciale”
Në fjalë të tjera, kurdo që jeni bashkë duhet të bëni diçka speciale. Para se ta merrni këtë këshillë parasysh, pyetni vetën “Dëshironi të jeni në presion sa herë që keni planifikuar të hani darkë së bashku ose edhe diçka tjetër? Nuk është e nevojshme që çdo gjë të jetë speciale dhe romantike, gjërat e thjeshta janë po aq speciale sa të tjerat.
“Kur të bëheni prindër, do të zgjidh të problemet”
Nëse keni probleme serioze në lidhjen tuaj, asgjë nuk mund të i zgjidh ato, e sidomos nëse i keni këto probleme është mirë të zgjidhen para se të bëheni prindër. Nëse jeni duke e rimenduar lidhjen tuaj, fëmijët nuk janë ideja juaj më e mirë.