Ju nuk e merrni seriozisht, por nëse ju shfaqet gunga në dorë duhet të shqetësoheni

Ju nuk e merrni seriozisht, por nëse ju shfaqet gunga në dorë duhet të shqetësoheni

Kur na shfaqen plagë apo gunga në pëllëmbë të dorës, kyç apo gishta, ne kemi tendenca t’i fajësojmë lëndimet për këtë, kafshimet nga insektet, etj.

Sidoqoftë, simptoma të tilla shpeshherë mund të jenë edhe indikatorë të problemeve më serioze shëndetësore

Ekspertët kanë treguar se përse duhet ta trajtoni me seriozitet të plotë shfaqjen e një gunge në dorë.

Shkenca mjekësore e quan këtë hiromë (cistë ganglionale) të kyçit.

Shumicën e rasteve kjo cistë apo gungë shfaqet në dorë dhe është e butë për t’u prekur.

Në raste më të rralla mund të shfaqet edhe në sipërfaqe të pëllëmbës ose në sipërfaqen e brendshme të gishtave.

Zakonisht, kjo gungë formohet pa ndonjë arsye. Shkalla e rritjes së cistës dallon.

Ndonjëherë mbetet e pandryshuar për vite të tëra, e në disa tjera mund të rritet shumë në madhësi brenda pak ditëve.

Shfaqja e gungës shpeshherë shoqërohet me këto simptoma:

– Vështirësi të lëvizjes së nyejve

– Skuqje e lëkurës

– Dhimbje

– Rritje ose zvogëlim i ndjeshmërisë së lëkurës që shkaktohet nga presioni që cista e bën mbi enët e gjakut

Ekspertët rekomandojnë që nëse ju shfaqet një gungë e tillë, të konsultoheni me doktorin për ta kuptuar shkaktarin e sëmundjes dhe për t’i marr hapat e nevojshëm për trajtimin e saj.

Shpërndaje në: