Vetëm një përqindje e vogël e lidhjeve i shpëtojnë tradhtisë
A mundet një lidhje të i shpëtoj tradhtisë? Një studim ka gjetur një përgjigje.
Pabesia është një nga gjërat më të pafat që mundet të ndodh në një marrëdhënie dhe ka potencialin të bëjë dëme të pariparueshme për një lidhje.
Një studim i fundit i bërë nga “Femina” në këtë temë ka ardhur në përfundim se vetëm 15.6 % e martesave mund të i shpëtojnë tradhtisë.
Më poshtë gjeni më shumë detaje rreth këtij hulumtimi:
Ekspertët e martesave thonë se arsyet se pse ndodh kjo është për shkak përkushtimit të vogël në lidhje. Në shumicën e lidhjeve, kur njerëzit ndalojnë së punuari në lidhje dhe e marrin atë për të mirëqenë, lidhja e tyre fillon të humbet. Njerëzit harron se martesa dhe lidhja kërkon punë dhe se çdo herë duhet të merren me të.
Pse është kaq e vështirë të falet tradhtia?
Çfarë e bënë kaq të vështirë është për shumë arsye. Kjo vjen nga mentaliteti jonë që e kemi ndërtuar nga historitë e dashurisë që nga fëmijëria për moralet e larta të dashurisë, transmeton lajmi.net. Shoqëria ka qenë instrument që nga mosha e hershme në programimin e mendjes tonë për të na ndërtuar idealizma dhe standarte të larta. Sensi i dështimit vjen me faj dhe nervoz.
Në një studim hulumtuesit kanë shikuar 441 njerëz të cilët kanë treguar se kanë tradhtuar partnerin. Interesante, një shumicë e çifteve 54% më saktësisht janë ndarë menjëherë pasi e kanë kuptuar të vërtetën dhe 30% u përpoqën t’i japin marrëdhënies së tyre një shans tyre, por përfundimisht kanë arritur të ndahen.
Duke ndjekur statistikat vetëm 15.6 % e tyre kanë arritur të qëndrojnë së bashku.