Thjeshtoni jetën duke ‘ndërtuar’ një garderobë minimaliste; Ja veshjet thelbësore që ka çdo grua e zgjuar

Thjeshtoni jetën duke ‘ndërtuar’ një garderobë minimaliste; Ja veshjet thelbësore që ka çdo grua e zgjuar

“Less is more” është motoja që drejton jetën e minimalistëve ! Por sa e vërtetë është që të paturit pak gjëra, ato thelbësoret, ta bën jetën më të lehtë? Do mjaftonte të merrnim një shembull për t’i thënë të gjitha ! Gardeorba plot me rroba e ju sërish s’keni ç’të vishni ! Kjo sepse nuk keni ‘copëza’ thelbësore, por rroba pafund që nuk dini si t’i kombinoni!  Të paturit një garderobë minimaliste sillet rreth thjeshtësisë ngjyrave neutraleve dhe rrobave apo aksesorëve të pakohë !

Një dollap i tillë do ju kursente jo pak kohë ! Sa më pak ngjyra e më printe, aq më pak konfuzione apo gabime !

Ju do të kurseni gjithashtu para ! I gjithë thelbi i një garderobe minimaliste lidhje me sasinë e pakët të veshjeve apo aksesorëve. Kjo do të thotë që nuk keni pse rendni pas dyqaneve sa herë shtëpitë e modës nxjerrin një model të ri çizmesh apo çantash.

Por nga duhet t’ia nisni për të ‘ndërtuar’ një garderobë minimaliste!

Pastroni dollapin nga veshjet që keni vite nuk i vishni!

Frymëzohuni nga blogeret që promovojnë stilin minimalist.

Investoni në veshje të pakoha si
Bluza e bardhë t-shirt

Xhaketë e zezë (por jo klasike) në mënyrë që ta kombinoni dhe me xhinse

Këmisha e bardhë

Xhinse ngjyrë blu e errët

Pardesy ngjyrë qumështi

Pantallonat e bardha

Fustani i zi pas trupit

Shpërndaje në: