Sa herë në javë duhet të ushtroni për t’i vërejtur rezultatet
Nëse së fundmi keni kaluar nga shpenzimi i plotë muajve duke qëndruar ulur në divan dhe duke ngrënë në një plan rigoroz me ushtrime fizike, atëherë lodhja në sistem nervor mund t’jua dobësojë imunitetin dhe të shkaktojë që qëllimet e fitnesit t’ju duken të pa realizueshme dhe më vështirë të arritshme.
Për t’u rikthyer në formë pa e thyer shpinën, ju duhet të ushtroni me mençuri.
Dhe ndonëse mund të mendoni se do të duhet të ushtroni pandërprerë, faktikisht studimet e reja kanë zbuluar se nuk keni nevojë të ushtroni edhe aq shpesh për t’i vërejtur efektet e mira.
Rezultatet e publikuara në revistën “Journal of Strength and Conditioning Research” kanë zbuluar se kombinimi i stërvitjeve të forcës (bench press, squat) me lëvizje të fuqishme (kërcime boksi, goditje të topit mjekësor) për tri herë në javë, jua rritë forcën e trupit mesatarisht 23%.
Pra, një plan i dizajnuar mirë ushtrimor – bashkë me aplikimin e këshillave gjatë ditëve të pushimit – nënkupton se ju nuk keni nevojë të “vdisni” së ushtruari për t’i vërejtur rezultatet.
Ndër tjerash, ekspertët rekomandojnë që para gjumit të pini një pilulë magnezi në mënyrë që të bëni gjumë më kualitativ, por edhe për faktin që magnezi ndikon mirë në funksionin e enzimave dhe ju ndihmon të zgjoheni më të fortë.