Shkenca jep lajmin e mirë: Rriten shpresat për të shpëtuar nga kanceri i gjirit!

Shkenca jep lajmin e mirë: Rriten shpresat për të shpëtuar nga kanceri i gjirit!

Një zbulim i ri shkencor mund t’ju japë grave shpresën për të ndaluar përparimin e kancerit të gjirit. Një grup studiuesish në Universitetin e Baselit në Zvicër tregojnë se ja kanë dalë më sukses të transformojnë qelizat kanceroze në yndyrë, duke e bërë kështu të padëmshme lëvizjen e tyre nga një pjesë e trupit në tjetrën.

Skuadra eksperimentoi tek minjtë të cilët ishin implantuar me formën më agresive të kancerit të gjirit. Kërkimi i tyre arriti në përfundimin se duke e trajtuar këtë eksperiment me një ilaç për diabetin (rosiglitazone) dhe një që përdoret për trajtimin e kancerit (trametinib) mund të bëhej ndryshimi i mahnitshëm i qelizës.

Ky kombinim pengon në mënyrë efikase pushtimin e qelizave kancerogjene, shpërndarjen e tyre dhe përhapjen e metastazave. Ky proces, i quajtur në gjuhë mjekësore “adipogenesis” bën që këto qeliza vdekjeprurëse të mos shkaktojnë metastaza, siç bëjnë zakonisht.

Shkencëtarët, besojnë se ky ndryshim është një përfitim i përhershëm për pacientët e tyre.
Ndonëse ekipi theksoi se jo çdo qelizë arriti të transformohej në trupin e minjve, ndryshimi në masë i tumorit në yndyrna i bën të gjithë shumë më optimistë. Ata besojnë se pjesa e mbetur e qelizave kancerogjene do të reagojë pozitivisht ndaj trajtimeve si kemioterapia.

Shpërndaje në: