Çfarë duhet të dijnë çiftet kur vendosin të tentojnë shtatzëninë?

Çfarë duhet të dijnë çiftet kur vendosin të tentojnë shtatzëninë?

Dëshira për të pasur fëmijë të shëndetshëm mund t’i inkurajojë disa femra të marrin vendime më të shëndetshme për stilin e tyre të jetesës gjatë periudhës që po tentojnë për një shtazani. Ato bëhen më të ndërgjegjshme mbi ushqimin, pijet , dhe ilaçet që po konsumojnë dhe gjejnë pak kohë për ushtrime fizike, tha mes tjerash ekipi mjekësor në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Për të optimizuar fertilitetin e femrave, një hap i parë i rëndësishëm është të kujdeseni më mirë për trupin tuaj. Po çfarë mund të bëjmë tjetër?

Fillo mbaj shënim frekuencat e ciklit menstrual

Një femër që dëshiron të tentojë për të pasur një fëmijë duhet të fillojë të monitorojë ciklin e saj menstrual duke regjistruar sa ditë vjen cikli, dhe çfarë quan të rregullt. Cikli i saj mund të jetë i çrregullt duke pasur ndryshime nga muaji në muaj. Duke e monitoruar këtë dhe regjistruar në një kalendar ajo mund të parashikoj kur mund të jetë periudha e ovulimit. Veza e një femre është fertile vetëm për 12-24 orë pas lëshimit të saj ndërkohë që sperma e një mashkulli mund të rrijë në trupin e një femre deri në 6 ditë.

Monitoro Ovulimin

Femrat me cikël të rregull përgjithësisht ovulojnë dy javë përpara ardhjes së ciklit menstrual. Por për femrat me cikël të ç’regullt parashikimi i ovulimit bëhet më i vështirë dhe ndodh zakonisht nga 12-16 ditë përpara periodave të saj.

Ka disa metoda sesi mund të ndihmojnë për të përcaktuar ditët më fertile të muajit. Ka dhe disa aplikacione mjaft të thjeshta që duke regjistruar periodat të tregojnë dhe kalendarin e posaçëm për ju me ditët e fertilitetit.

Disa shenja të tjera janë temperatura bazë e trupit ku çdo mëngjes përpara se të çoheni nga shtrati matni temperaturën dhe regjistrojeni atë për të paktën 3 cikle menstruale. Pas kësaj periudhe temperature  zakonisht rritet 0.3 grade Celsius. Një grua është më fertile gjatë dy deri në tre ditë kur ka një rritje të temperaturës thotë Mayo Clinic.

3. Gjatë periudhës së fertilizimit kryeni marrëdhënie sekuale një ditë po një ditë jo

“Dritarja e fertilitetit’’ zgjat për një periudhë 6 ditore, pese ditë përpara ovulimit dhe ditën e ovulimit. Këto janë ditët që një femër është më shumë fertile. Studimet kanë treguar se kryerja e marrëdhënieve seksuale që ka më shumë probabilitet të rezultojë në shtatzëni ndodh 2 ditë përpara ovulimit.

 4. Kontrolloni peshën

Të jeni mbipeshë redukton ndjeshëm probabilitetin e të ngelurit shtatzëne por e njëjta gjë mund të thuhet nëse jeni tepër të dobët. Studimet kanë treguar se një femër mbipeshë (indeksi i masës së trupit njohur ndryshe si BMI është më i madh se 35) mund ta ketë dy herë më vështirë për të ngelur shttaznë. Një grua që është nën peshë (masa e saj BMI është më e vogël së 19) mund ti duhet deri në 4 herë më e vështirë për të ngelur shtatzënë.

Të kesh më shumë yndyrë në trup prodhon ekstrogjen në një masë të ekzagjeruar duke ndikuar te ovulimi.

5. Fillo konsumo acid folik

Rekomandohet që gratë që po tentojnë për një shtatzëni të fillojnë të marrin një vitaminë shtatzënie përpara se të ngelin shtatzënë. Në këtë mënyrë një grua gjen vitaminën më të përshtatshme për të dhe e vazhdon dhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Një tjetër mundësi është të merrni një tabletë multi vitaminë por që përmban minimalisht 400mcg acid folik dhe vitaminë B që janë të rëndësishme për të parandaluar defektet në qafën dhe trurin e bebes.

6. Ushqehu shëndetshëm

Edhe pse ka pafund dieta që dëgjoni lart e poshtë, të ushqeheni me variacione të ushqimeve të shëndetshme e ndihmon femrën të përgatis trupin për një shtatzëni duke i dhënë asaj kalcium, proteina dhe hekur. Kjo do të thotë të konsumoni fruta dhe perime, proteina, drithëra, dhe bulmet.

Përtej marrjes së acidid folik ju mund të merrni vitamin B nga ushqime me ngjyrë të gjelbër të errët si perimet brokoli, dhe nga fruta si portokalli apo konsumimi i lëngut të portokallit. Kur po përpiqeni për një shtatzëni kujdes me nivelin e merkurit në peshkun që konsumoni.

7. Kujdes me ushtrimet e sforcuara

Të jesh fizikisht aktive në shumicën e ditëve të javës e ndihmon trupin e një femre për kërkesat e vështira të shtatzënisë dhe lindjes. Por teprim në ushtrime apo sforcime ndikon në ovulim.

Doktorët shohin shumë ngacmime të ciklit menstrual tek ato femra që ushtrohen përtej masës dhe i kanë sugjeruar të reduktojnë ushtrimet nëse duan të ngelin shtatzënë.

8. Mos harro moshën

Me vjetërsinë ulen dhe fertiliteti pasi vezorët kalojnë ndryshime të lidhura me moshën dhe

Ka një reduktim në sasi dhe kualitet të vezëve. Një moshë më e lartë në shtatzëni rrit gjithashtu potencialin për problem shëndetësore që ndikojnë te fertiliteti. Ka një ulje të fertilitetit në femra në fillimin e moshës 30 vjeçare dhe një ulje drastike pas moshës 37 vjeçare. Kjo do të thotë se e kanë më të vështirë për të ngelur shtatzënë.

9. Larg nga Alkoholi dhe Duhani

Pirja e duhanit mund të shkaktojë problem në fertilitet si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Kimikatet gjetur në duhan si nikotina dhe monoksidi i karbonit përshpejton humbjen e vezëve te femrat.

Është me e sigurt për një femër t’i qëndrojë larg alkoolit gjatë periudhës që po tenton për të ngelur shtatzënë. Një femër duhet të ndalojë së konsumuari alkon nëse ajo ndalon së përdoruri kontraceptivët për të ngelur shtatzëne.

Sapo një femër ka ngelur shtatzënë alkooli nuk duhet konsumuar.

 10. Krijo një ambient të përshtatshëm pune dhe shtëpie

Ekspozimi frektuent ndaj pesticideve përdorura në bimë apo ndotësve dhe kimikateve mund të ndikojnë në fertilitetin e femrave. Gjithashtu një aspekt i rëndësishëm është menaxhimi i stresit. Fakti që po tentoni për një shtatzëni është mjaftueshëm e stresueshme për shumë çifte. Gjeni metoda për të menaxhuar stresin përmes ushtrimeve, teknikave të meditimit apo bisedave me miqtë.

11. Kërko ndihmë

Si meshkujt dhe femrat duhet të konsiderojnë të bëjnë një analizë fertiliteti nëse nuk ka mundur të ngel shtatzënë pas 6 muajve që po tenton.

Shpërndaje në: