Gjithmonë kontrollojeni afatin e skadimit të prezervativit dhe asnjëherë mos e mbani në kuletë

Gjithmonë kontrollojeni afatin e skadimit të prezervativit dhe asnjëherë mos e mbani në kuletë

Ata të cilët e dinë rëndësinë e prezervativit si mjet për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, me siguri se mbajnë prezervativë çdo herë me vete.

Qoftë nëse jeni në shtratin tuaj me dikë të veçantë apo planifikoni ta kaloni natën me dikë që e keni takuar në një festë, gjithmonë është ide e mirë të jeni të përgatitur – por gjithashtu duhet të kujdeseni edhe për mirëmbajtjen e prezervativëve.

Pjesa më e rëndësishme e mirëmbajtjes së prezervativëve është të siguroheni se nuk iu ka dalë afati. Të gjithë prezervativët e kanë të shënuar afatin e skadimit, dhe nëse ka kaluar ai afat, nuk është e sigurt ta përdorni atë prezervativ.

Sipas prodhuesve të prezervativëve, vendet e freskëta dhe pa lagështi janë më të mirat për t’i ruajtur prezervativët, por gjithashtu duhet t’i mbani larg rrezeve të diellit.

Sa i përket mbajtjes së prezervativëve në kuletë, ekspertët rekomandojnë që asnjëherë të mos e bëni këtë!

Nuk është fare mit: duke i mbajtur në kuletë mund t’i shtypni dhe fërkimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë vrima mikroskope, të cilat e bëjnë prezervativin më pak efektiv në parandalimin e shtatzënisë apo sëmundjeve të transmetueshme seksualisht.

Shpërndaje në: