Horoskopi, e mërkurë, 21 gusht 2019
Dashi
Kjo ditë është mjaft e favorshme sa i takon sferës sentimentale dhe asaj profesionale. Ndërkohë nuk do të jetë në të njëjtën linjë sa i takon ndjenjave, të cilat nuk do të shkojnë si duhet, veçse duhet kuptuar se si ti menaxhoni situatat.
Demi
Nuk duhet ti lini pas dore ndjenjat gjatë kësaj dite. Më në fund Venusi do të jetë pozitiv, por kjo nuk do të thotë se gjërat do të zgjidhen në një çast, por me siguri do e keni më të lehtë që të merrni rezultate pozitive në dashuri. Nëse keni pasur ndarje të vështira, ka ardhur momenti që ti harroni njëherë e mirë.
Binjakët
Do të jeni të rrethuar nga momente tensioni dhe nervozizmi, të cilat do të prekin çdo drejtim të jetës suaj, duke ndikuar edhe në raportin sentimental. Mundohuni që të mos mposhteni nga nervozizmi dhe përpiquni që të shmangni debatet.
Gaforrja
Gjatë kësaj të mërkure do të keni ngadalësime në punë, sidomos ata që kanë një aktivitet të tyre. Duket se do të keni vështirësi që të ecni përpara, pavarësisht sforcimeve tuaja. Sa i takon ndjenjave, mund të ketë pakënaqësi me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe peshqve.
Luani
Pas një periudhe aspak të favorshme, ku jeni ndjerë si të nënvlerësuar, tashmë ka ardhur momenti i rikuperimit në raport me të tjerët. Mjaft të favorshme janë udhëtimet, komunikimet por edhe raportet në punë, ndaj mundohuni që të përfitoni.
Virgjëresha
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ndaj mos i lini mundësitë që t’iu ikin nga duart. Edhe sa i takon projekteve familjare ose personale, do të jenë mjaft të favorizuara.
Peshorja
Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm sa i takon parave, ku nuk duhet të shpenzoni shumë. Është e vërtetë që shenja juaj është e aftë që të kursejë, por më tej shpenzon pa menduar për pasojat. Këshillohet që gjatë kësaj të mërkure të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet dhe diskutimet, si në raportin në çift edhe në familje.
Akrepi
Në punë do të ndihet sërish nervozizëm. Me gjasë ka disa ndryshime të cilat nuk i pëlqeni dhe me zor po arrini që ti pranoni. Mundohuni që nervozizmin e punës të mos e shfryni në sferën sentimentale, pasi dashuria do e vuante shumë.
Shigjetari
Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe gjatë saj ka disa situata me të cilat duhet të përballeni. Do të jeni të ngarkuar me mërzi! Sa i takon ndjenjave duhet të bëni një bilanc për të kuptuar se çfarë doni, pasi një histori e vështirë, zor se mund të ecë.
Bricjapi
Më në fund ju pret një ditë vërtetë pozitive, ku do të nisë një fazë rikuperimi. Sigurisht nuk do të jetë njëlloj për të gjithë, por do të ketë një përmirësim në raport me javët e kaluara, sidomos sa i takon punës. Lidhur me ndjenjat, situatat do të varen prej jush. Ka ardhur momenti i duhur për takime premtuese.
Ujori
Kjo e mërkurë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ndonëse problemet nuk do të jenë madhore. Duhet vetëm të mundoheni që të qëndroni larg situatave që iu stresojnë. Do të ndiheni disi të lodhur, ndaj mundohuni që të bëni vetëm minimumin e mundshëm.
Peshqit
Parashikohen lajme të mira për gjithë ata që kanë çështje ligjore apo probleme të hapura, pasi së fundmi zgjidhja do të jetë në favorin e tuaj. Ndryshe është situata për ata që kanë probleme në punë, pasi mund të reagojnë keq ndaj provokimeve, gjë që mund të pasohet me konfrontime të ashpra, ndaj bëni mirë të ruani kontrollin. Vetëm në vjeshtë situata profesionale do të vijë drejt përmirësimit.