5 shenjat e sëmundjeve të këqija, që ne nuk i marrim kurrë seriozisht
Barku i fryrë
Për disa gra një fryrje e lehtë e barkut është normale gjatë përiudhës së ciklit menstrual. Gjithsesi nëse shihni që jeni e fryrë në pjesën e barkut për më shumë se dy javë, atherë ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj. Në rastin e endometriozës, barku juaj thjesht mund të fryhet një ditë të bukur dhe të bëhet më keq nga dita në ditë. Përtej kësaj nëse keni fryrje të vazhdueshme, kjo mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit, ose kancerit të vezoreve.
Keni puçrra në mjekër
Rreth dy javë para ciklit trupi ynë e rrit prodhimin e estrogjenit dhe progresteronit. Për shkak të këtij ndryshimi shpesh mund të dalin puçrra, të cilat sigurisht që do të largohen pas pak ditësh.
Gjithsesi nëse vazhdimisht ju dalin puçrra në mjekër, mund të vuani nga një balancë e keqe hormonale, kështu që bëni mirë të shkoni tek mjeku para se të jetë vonë.
Ju dalin copa të mpiksura gjaku gjatë periodave
Cikli menstrual ndryshon nga një vajzë tek tjetra, në disa raste mund të jetë i errët, në disa raste i çelët, gjithsesi nëse vini re copa të mpiksura gjaku ka diçka që nuk shkon. Sidomos nëse ngjyra e tyre është e errët dhe janë në përmasa të mëdha. Nëse vini re këto ndryshime, mund të keni disa rritje qelizore, jo kancerogjene në mitër dhe do të bënit mirë që të shkonit tek mjeku.
Nuk keni më neps për ushqimin tuaj të preferuar
E keni vënë re që herë pas here mund të ndjeni vështirësi edhe në përfundimin e vakteve me sasi të vogël ushqimi? A e keni humbur oreksin së fundmi? Të gjitha këto shenja, që diktojnë ndryshimin në zakonet e të ushqyerit mund të diktojnë kancerin e vezoreve, veçanarisht nëse ju vazhdimisht keni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut.
Ju bien flokët
Humbja e flokëve është një nga simptomat e dukshme që tregojnë nivelin e ulët të testosteronit në gjak. Ky hormon ndikon në krijimin e flokëve të reja dhe të shëndetshme si dhe në mirëmbajtjen e tyre. Një shenjë që tregon se testosteroni në trupin tuaj nuk ka nivel të balancuar janë edhe pjesët me flokë të rëna në kokën tuaj. Gjithsesi nëse vuani nga problemet e balancës së testosteronit nuk do t’ju bien vetëm flokët, por edhe qimet në vende të tjera të trupit tuaj.