Studim: Meshkujt tullac perceptohen si më tërheqës dhe më atraktiv
Tullac dhe të suksesshëm: Studimet pretendojnë se këta meshkuj janë më atraktiv.
Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Pensilvanisë, meshkujt tullac besohet që janë që janë më dominant dhe më të suksesshëm rreth njerëzve që i rrethojnë.
Shkencëtari Albert E. Mannes, i cili është vet tullac, regjistroi reagimet e njerëzve kur ju treguan një seri fotografish të burrave, raporton “ETimes”.
Pjesëmarrësve iu tregua fotografia e një burri, një herë më flokë, ndërsa në fotografinë tjetër pa flokë. Të gjithë të anketuarit kanë pranuar se meshkujt pa flokë i kanë përceptuar si “më dominant, të mëdhenj dhe më të fortë”.
Një studim tjetër i bërë në Universitetin e Saarland kanë gjetur po ashtu, se meshkujt tullac perceptohen si më inteligjentë dhe më të vetëdijshëm.
Ndërsa, meshkujt të cilët janë gjysmë tullac, nuk shihen si atraktivë dhe tërheqës. Ky studim po ashtu ka gjetur, se meshkujt të cilët janë gjysmë tullac janë shumë larg të të qenit tërheqës dhe nga pjesëmarrësit janë përceptuar si më të dobët në krahasim me personat që kanë qenë komplet tullac.