Pse meshkujt bëjnë si fëmijë të vegjël kur janë me grip? Ka disa arsye pse ankohen aq shumë

Pse meshkujt bëjnë si fëmijë të vegjël kur janë me grip? Ka disa arsye pse ankohen aq shumë

Kur jeni të sëmurë, me siguri kërkoni vetëm të pushoni dhe të qëndroni në shtrat, duke marrë ilaçe. Nuk gjeni rehati dhe ndiheni të mbingarkuar. Sidoqoftë, burrat kanë një reputacion për tejkalimin e ankesave kur janë të sëmurë, madje edhe kur janë me grip. Bright Side ka hulumtuar rreth kësaj çështjeje dhe është gati t’u japë një shpjegim pse burrat bëjnë si fëmijë të vegjël kur janë të sëmurë.

Gripi i  meshkujve

Fjalorët e Oxford-t dhe Cambridge-t e përcaktojnë fjalën “grip” si një sëmundje e ngjashme me të ftohurën, që nuk është serioze, por kjo mund të jetë më e fortë nëse personi që vuan nga gripi është një burrë.

Ekziston një ndryshim mes burrave dhe grave kur bëhet fjalë për sistemin e tyre imunitar. Sipas një studimi të kryer së fundi, burrat përjetojnë probleme më të këqija kur vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes. Fakt është që, testosteroni i burrave ka një efekt imunosupresiv që mund të ndikojë në performancën e duhur të vaksinave të gripit, duke i bërë burrat më të predispozuar të shtrohen në spital.

Pra, e ekzagjerojnë vërtet meshkujt kur janë me grip?

Roli i hormoneve që luajnë në sistemin imunitar është një nga fokuset e këtij studimi. Tek gratë, estradioli vepron si një agjent imunoprotektiv, për këtë arsye ato janë më pak të prirura për të pasur grip ose një ftohje.

Ndërkohë, testosteroni tek burrat vepron si një imunosupresant, duke i bërë ata më të predispozuar të kenë grip dhe të vuajnë prej tij në një shkallë tjetër, më të lartë se gratë.

Pra, burrat vuajnë më shumë nga gripi sesa gratë. Prandaj, mos i paragjykoni më, por qëndrojuni pranë.

Shpërndaje në: