Jackie Kennedy, ikonë stili që nuk njeh kohë
28 korrikun e vitit 2019, Jackie Kennedy do të kishte mbushur 90 vjec. Ish Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ka krijuar një mit të pavdekshëm, falë shndërrimit në një ikonë stili për të cilën koha nuk kalon, edhe pse jetën e kishte të mbushur me dhimbje e humbje.
Jackie në fakt, i kishte bërë njerëzit të flisnin për veshjen e saj që përpara se të hynte në Shtëpinë Bardhë, dhe kështu vazhdoi edhe më pas.
Fustani i saj I nusërisë, i krijuar nga stilistja Anne Lowe në 1953-shin, influencoi stilin martesor për dekada me radhë.
Nga Valentino, tek Christian Dior, Jackie kishte një dobësi për shtëpitë europiane të modës edhe pse ndoënjëherë I kthehej dhe stilistëve amerikanë si Oleg Cassini.
Veshja e saj më e famshem mbetet ajo që mbante në ditën e vrasjes së të shoqit, ndërsa preferenca e saj për cantat e bollshme të krahut dhe syzet e mëdha, vazhdon t`i influencojë femrat edhe sot!