Çfarë i ndodh penisit gjatë verës?
Temperaturat e larta dhe vapa përvëluese është stresuese për të gjithë, me përjashtim të burrave. Duket, se ndryshimi i stinës ndikon pozitivisht tek penisi i tyre.
Kishit dëgjuar ndonjëherë për “penisin e verës”. Ky fenomen i shkaktuar nga temperaturat e larta, e bën penisin të duket më i madh.
Kjo s’duhet të ngatërrohet me një tjetër sindromë që shkakton dhimbje në organin mashkullor, skuqje apo kruarje.
Ky term (penisi i verës) u përdor pasi shumë burra këmbëngulën se moti i ngrohtë po bënte që penisi i tyre të rritej. Ata thanë se gjatë dimrit, madhësia nuk ishte kjo. Disa të tjerë u shprehën se vinin re ndryshime edhe në testikujt e tyre.
Por, a ekziston vërtetë një gjë e tillë si “penisi i verës”?
Ekspertët thonë se në fakt ky është një fenomen, por madhësia e penisit nuk ndryshon. Burrat mendojnë se penisi i tyre është rritur pasi gjatë të nxehtit ai është më shumë i kontraktuar. Kur jashtë është shumë vapë, kontakti me ujin është më i shpeshtë prandaj perceptimi i një penisi më të madh është real.
Në vend që të shqetësoheni pa vend, shfrytëzoni iluzionin optik dhe bëni më të mirën tuaj. Dimri vjen shpejt!