Gjithë gjërat që NUK i dinim rreth seksit!
Bota e seksit është kaq e gjerë, sa duhet vetëm dëshirë për të mësuar çdo ditë gjëra të reja. Përshembull, sa nga ju i dini këto që do të themi tani?
Burrat mendojnë për seks çdo shtatë sekonda
E keni besuar ndonjëherë këtë? Sipas një studimi burrat mendojnë për seksin rreth 7- 8 herë në ditë.
Sa më i madh penisi aq më i mirë seksi
Mirë, kjo është hera e disatë që po jua themi. Madhësia e penisit nuk është përcaktuese e një seksi të mirë. Duhet ta kuptoni që e rëndësishme është mënyra dhe jo mjeti.
Meshkujt arrijnë pjekurinë seksuale më shpejt se femrat
Në fakt kjo nuk mund të përcaktohet, pasi gjithçka varet nga individi.
Gratë janë më pak të interesuara rreth seksit
Në fakt jo. Gratë janë po aq sa meshkujt të interesuara rreth seksit. Sipas një studimi 58% e grave nuk bëjnë aq shumë seks sa do të kishin dashur të bënin.
Seksi në rini është më i mirë
As kjo nuk është e vërtetë. Pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë të ndjejnë kënaqësi më të madhe gjatë seksit pasi kan kaluar të 45-tat.