Sa ushqim të ngurtë duhet ngrënë bebet në vitin e parë? Hulumtimi i ri befason
Hulumtimi i ri i qendrës Johns Hopkins tregon disa dyshime në direktivat të cilat sot i rekomandojnë mjekët dhe ekspertët e tjerë
Hulumtimi i publikuar në… është se a çon sasia e ushqimit të cilën e propozojnë disa institucione prestigjioze amerikane deri në indeksin e shëndetshëm të masës trupore te fëmijët.
“Është shumë me rëndësi që fëmijët të mos ngopen derisa ushqehen me qumësht nëne, sepse e dimë që ajo mund të çojë deri në obezitet dhe në probleme shëndetësore më vonë në jetë, mirëpo hulumtimet tona kanë treguar që respektimi i direktivave ekzistuese mund të çojnë deri në ushqimin tejmase të të sapolindurve”, ka thënë drejtuesja e hulumtimit Marie Ferguson në komunikimin për publikun.
Mirëpo është shumë me rëndësi që prindërit t’i ndjekin këto këshilla themelore në mënyrë që të sigurojnë përparim të shëndetshëm të fëmijës.
1. Shmangni aplikimin shumë të hershëm të ushqimit
Koha e zakonshme është rreth muajit të gjashtë, mirëpo ndonjëherë mund të jetë herët sikur është fjala për muajin e katërt, thekson Shoqata Amerikane e Pediatërve.
Është me rëndësi që bebja të tregojë shenja që është e gatshme për fazën e re, ndërkaq një ndër shenjat e tilla është edhe hapja e gojës kur i afrohet ushqimi. Gjithashtu do të dyfishojë peshën e lindjes dhe do të ketë kontroll në lëvizjet e kokës.
2. Lini t’ju bëjnë me dije që janë të ngopura
Prindërit duhet të sigurojnë artikuj të ushqyeshëm të cilët do t’i provojnë dhe do të vendosin kur t’ua japin.
Nëse bebja e refuzon ushqimin, kthen kokën anash, nuk hap gojën apo e pështyn nga goja – nuk do të duhej të insistonit. Shoqata Amerikane e Pediatërve shpjegon që ky është ushqim i përgjegjshëm.
3. Vazhdoni t’i ofroni ushqim të shëndetshëm
S’ka dyshim që do t’u pëlqejnë shijet e ëmbla dhe të njelmëta, por mos vazhdoni me perime dhe pemë. Me kalimin e kohës do t’u pëlqejnë.
4. Mos e përdorni ushqimin si ngushëllim
Sa herë që qanë foshnja mos reagoni duke e ushqyer me qumësht gjiri apo mos i jepni ëmbëlsira apo qumësht nga shishja.
Kur të qetësohet, siguroni gjumë të mjaftueshëm, sepse në atë mënyrë do të pengoni obezitetin e fëmijës.