E vërtetuar shkencërisht: GRATË janë më të zgjuara se meshkujt, ndaj duhet të flenë më gjatë

E vërtetuar shkencërisht: GRATË janë më të zgjuara se meshkujt, ndaj duhet të flenë më gjatë

Femrat kanë nevojë për më shumë gjumë, sepse truri i tyre punon më shumë!

Më në fund hulumtimet kanë vërtetuar se gratë kanë nevojë për më shumë gjumë sesa burrat sepse ato janë më të zgjuara. Është një fakt shkencor.

Ajo që hulumtimi ka qenë në gjendje të provojë është se truri i grave i nënshtrohet një aktiviteti më kompleks në krahasim me trurin e burrave.

Një studim i ri nga Universiteti i Loughborough në Angli tregon se gratë janë të afta të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë. Nëse tek truri i burrave aktivizohet vetëm një zonë dhe burrat janë të aftë të përqendrohen në një punë, me trurin e femrave ndodh e kundërta. Duke qenë se truri i tyre punon më shumë, gratë kanë nevojë për më shumë orë pushimi.

Sipas ekspertëve të gjumi dhe studiuesit John Horne: “Një nga funksionet kryesore të gjumit është që të çlodhë trurin, Sa më shumë ta keni “përdorur” trurin gjatë ditës, aq më më shumë do të kërkoni të flini. Studimi tregoi se gratë kanë nevojë për rreth 20 minuta më shumë gjumë se burrat në një natë.

Në një studim në vitit 2014, ku 949 persona u testuan, rezultoi se truri i meshkujve kishte më shumë lidhje brenda çdo hemisferë të trurit, ndërsa truri i grave kishte më shumë lidhje mes dy hemisferave.

Studimi tregoi se meshkujt janë në gjendje të përqendrohen thellë në një detyrë , ndërsa femrat janë të afta të kryejnë disa punë brenda një kohe të shkurtër. Kjo aftësi e lodh më tepër trurin ndaj femrat kanë nevojë më shumë për gjumë.

Shpërndaje në: