Frikë, djegie dhe dhimbje..ja çfarë DUHET dhe S’DUHET të bëni në rast se ju prek kandili i detit

Frikë, djegie dhe dhimbje..ja çfarë DUHET dhe S’DUHET të bëni në rast se ju prek kandili i detit

E dimë, temperaturat e larta të këtyre ditëve mund të kapërdihen vetëm përballë kondicionerit ose në det. Ka persona që në këto momente po notojnë e të tjerë që janë në punë, duke pritur me padurim marrjen e pushimeve. Gjithsesi, në cilëndo kategori të bëni pjesë, përpara se të kridheni në ujërat e Adriatikut a Jonit, bëni mirë të lexoni disa këshilla në rast se bini në kontakt me një kandit deti.

Kandilat e detit janë të përbërë nga disa qeliza të quajtura “cnidocytes”, të cilat në kontakt me lëkurën lëshojnë substanca që provokojnë djegie të forta dhe kruarje. Lëngu që lëshon kandili përbëhet nga tri proteina, secila me një efekt të ndryshëm: një është paralizuese, tjetra neurotoksike dhe e fundit djegëse.

Nëse jeni të sigurt që ju ka pickuar një kandil, nuk duhet të pushtoheni nga paniku. Përpiquni të dilni menjëherë në breg dhe kontrolloni nëse ju ka mbetur i ngjitur në zonën e prekur ndonjë masë lëngu e lëshuar nga kandili. Nëse po, atëherë pastrojeni menjëherë. Ekspertët këshillojnë përdorimin e një xheli tkurrës me përmbajtje alumini (të cilin duhet ta mbani gjithmonë me vete kur shkoni në plazh).

Ja disa këshilla të vlefshme:

– Mos përdorni akull.

– Shmangni mjekimet e bëra vetë, sidomos alkoolin, i cili mund ta rëndojë situatën.

– Shpërlajeni pjesën e prekur me ujë deti.

– Mos fërkoni sytë ose gojën pasi të keni prekur plagën.

– Në rast simptomash anormale si të vjella, vështirësi në frymëmarrje ose debulesë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Shpërndaje në: