Përse në të 20-at dhe 30-at tuaja përjetoni rënien më të madhe të flokëve; Ja 4 shkaqet kryesore

Përse në të 20-at dhe 30-at tuaja përjetoni rënien më të madhe të flokëve; Ja 4 shkaqet kryesore

Nëse mendoni se jeni të vetmet që ankoheni për rënien e flokëve në të 20-at tuaja, gaboni!  Sipas dermatologëve, kjo periudhë është gjerësisht e njohur si periudhë ndryshimesh e veçanërisht për flokët.

E para flokët ‘jetojnë’ një cikël me katër hap. Ato rritet, zgjaten bien dhe më pas rrënjët rigjenerohen.  Ka një sërë faktorësh të jashtëm e të brendshëm që ndëryhjnë tek këto cikle, edhe pse ka një milion arsyesh pse  dikush mund të jetë duke përjetuar humbje të flokëve, këto janë më të zakonshmet:

1. Dieta ekstreme

Po, po, të gjithë e dimë rëndësinë e të mbajturit një dietë të ekuilibruar, por ju ndoshta nuk e dini se dieta juaj mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e flokëve tuaj. “Nëse i kufizoni trupit tuaj sasinë e lëndëve ushqyese, trupi do i largojë energjitë ‘mineralet’ nga flokët tuaj dhe do t’i devijojë atë në organet tuaja jetësore, si zemrën, mushkëritë ose trurin tuaj. Flokët nuk janë thelbësore për mbijetesë, por kërkojnë shumë lëndë ushqyese.

Thënë thjeshtë, flokët kërkojnë lëndë për t’u rritur, dhe nëse nuk po merrni mjaftueshëm proteina, hekur, vitamina dhe acide yndyrore, ju në thelb po u hiqni ushqimin flokëve.

2. Stresi

Stresi (qoftë ai kronik apo i papritur) mund të ngadalësojë ciklin e flokëve. Kur jeni të stresuar, trupi juaj prodhon një hormon të quajtur kortizol, i cili mund të zgjasë ciklin e rënies e të ndalojë atë të mbirjes së flokëve të rinj.

3. Ndryshimet hormonale

Surprize! Hormonet gjithashtu luajnë një rol në ciklin tuaj të flokëve. Disa gra janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve hormonale sesa të tjerat, por ndryshimi ose fillimi i pilulave kontraceptive mund të ndikojë patjetër në humbjen e flokëve. “Hormonet janë me të vërtetë të rëndësishme në ciklin e flokëve,” thonë ekspertët. ”

E njëjta gjë vlen edhe për shtatzëninë. “Nivelet e larta të estrogjenit dhe progesteronit gjatë shtatëzanisë mund të bëjnë që flokët tuaj të rriten më shpejt dhe të ndjehen më të butë,por kur fëmija lind, këto nivele bien në mënyrë drastike  dhe zakonisht do të përjetoni rënie flokësh.

4. Gjendjet mjekësore dhe gjenetika

Nëse hani një dietë të ekuilibruar, jetoni relativisht pa stres dhe nuk keni pasur ndonjë ndryshim të madh hormonal ose shtatzëni, por akoma nuk e vini re humbjen e flokëve, atëhere është gjenetike.

POR dijeni se nëse humbisni 50 deri në 100 qime çdo ditë, që është rreth 0.001 përqind e flokëve tuaj,është mëse normale.

Shpërndaje në: