Femrat kanë më shumë nevojë për shoqet e ngushta sesa për burrat

Femrat kanë më shumë nevojë për shoqet e ngushta sesa për burrat

Martesa është një lidhje shumë e fortë mes dy personave të cilët betohen për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës me njëri-tjetrin.

Por, kur është fjala për të zgjedhur mes shpenzimit të kohës me shoqet e ngushta apo me burrin, dilema është mjaft e madhe.

Sipas një anketimi të kryer nga “Champneys Health Spa UK”, 50% e 1,517 femrave të anketuara i kanë zgjedhur shoqet e ngushta si opsion ideal për t’u argëtuar dhe për t’i diskutuar problemet, në vend të burrave.

Sipas këtij anketimi, femrat thonë se askush nuk i kupton më mirë sesa shoqet e ngushta.

Me shoqen e ngushtë, ju mund të flisni për thuajse çdo gjë pa ju gjykuar dhe e keni mundësinë ta vëni veten në këpucët e njëra-tjetrës çdo herë.

Barsoletat e shumta, filmat, bisedat intime, përvojat e turpshme dhe bisedat vërtet autentike janë bazat e çdo miqësie të vajzave.

Një pjesë e madhe e femrave janë rrëfyer se nuk ka asnjë vend më të rehatshëm për të qenë vetvetja sesa pranë shoqes së ngushtë.

Shpërndaje në: