Konsumi i kosit parandalon këtë lloj kanceri
Një ekip studiuesish amerikanë nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Washington në St Louis kanë identifikuar cilësi të reja të shëndetshme të kosit. Studimi amerikan i realizuar nga Xiaobin Zheng dhe botuar në revistën Gut, ka treguar, për herë të parë sesi konsumimi i vazhdueshëm i kosit (të paktën dy herë në javë) gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të adenomave të zorrëve.
Studimi zgjati 26 vjet
Kampioni i hulumtimit u përfaqësua nga 32.606 burra dhe 55.743 gra. Çdo katër vjet, parametrat e mëposhtëm u vëzhguan në të gjithë pjesëmarrësit në eksperiment:
-problemet shëndetësore;
-jetesa;
-dieta;
-endoskopia e zorrëve ndërmjet viteve 1986 dhe 2012.
Gjatë periudhës së monitorimit, 5,811 burra dhe 8 116 gra zhvilluan adenoma të zorrëve.
Rezultatet
Pas hulumtimit u zbulua se te burrat konsumimi i dy ose më shumë porcioneve të kosit në javë u shoqërua me një rrezik prej 19% më të ulët të zhvillimit të adenomave të tipit konvencional dhe 26% të zhvillimit të adenomave shumë të ndjeshme për t’u bërë kancerogjene (ato në zorrën e trashë). Tek gratë, nga ana tjetër, nuk kishte asnjë lidhje të konsiderueshme midis konsumit të kosit dhe gjasave të zhvillimit të adenomave të zorrëve.
Dy hipoteza
Duke qenë një studim vëzhgues, grupi i studimit raporton se shkaku i këtij rezultati nuk mund të tregohet. Por studiuesit formuluan dy hipoteza:
E para është që të dy bakteret tipike të kosit (Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus) mund të zvogëlojnë numrin e kimikateve që shkaktojnë kancerin e zorrëve. Për më tepër, probabiliteti më i ulët i zhvillimit të adenomave të zorrëve mund të varet nga aciditeti i ulët (pH) tipik i kësaj zone të zorrëve, gjë që do ta bënte atë një mjedis më mikpritës për të dy llojet e baktereve;
E dyta është që kosi mund të ketë veti anti-inflamatore dhe të zvogëlojë përshkueshmërinë e zorrëve, e shoqëruar me praninë e adenomave.
Studimet e mëparshme kishin treguar tashmë që konsumimi i rregullt i kosit ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrëve për shkak të aftësisë së tij për të ndryshuar përbërjen dhe vëllimin e baktereve të pranishme në sistemin e tretjes.