Studim: Fëmija juaj mund t’i ngjajë ish-partnerit dhe jo babait
Një studim i kryer në Australi ka nxjerrë rezultatin befasues ku sipas tij një embrion mund t’i ngjajë më tepër ish-partnerit të nënës se sa babait të vërtetë.
Shkencëtarët zbuluan se përmasat e trupit tek mizat e vogla vareshin nga përmasat e mashkullit të parë që e ëma ishte çiftëzuar sesa me përmasat e babait të vërtetë.
Kreu i grupit të studiuesve, Dr.Clean u shpreh optimist duke shpjeguar pikat kryesore të këtij studimi dhe idetë për kërkimet në vijimësi.
“Ky studim ka komplikuar një këndvështrim shumë të vjetër të mënyrës sesi gjenetika ndikon në gjeneratat e ndryshme dhe tashmë ky këndvështrim mund të ndryshojë falë këtij studimi, pasi ende dihet shumë pak për mënyrën sesi trashëgohen disa tipare.
Disa mekanizma trashëgimie jogjenetike arrijnë të mundësojnë që tipare të mamasë të ndikojnë tek karakteristikat e fëmijës. Por ne sot dimë se disa tiparenuk ndikohen nga gjenet që kalohen nga prindërit tek fëmijët”.
Ky studim ka hasur në shumë debate që ditën e parë të publikimit të tij, megjithatë kjo teori nuk është e panjohur për njerëzimin, pasi filozofi Aristoteli ishte i pari që hodhi idenë se një burrë tjetër arrin të lerë shenjë brenda trupit të një femre dhe më pas fëmija t’i ngjajë atij dhe jo të atit. /albeu.com/