Asnjëherë mos i jepni bebes ujë sepse mund të shpie në fatalitet

Asnjëherë mos i jepni bebes ujë sepse mund të shpie në fatalitet

Të gjithë e dimë rëndësinë e të qenurit të hidratuar, e posaçërisht gjatë temperaturave të larta.

Dhe, tani kur temperaturat janë të larta, me siguri se ju duket e logjikshme t’i jepni pak ujë bebes për t’u freskuar.

Por, ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit të mos e bëjnë këtë sepse edhe sasitë më të vogla të ujit mund të shpijnë në fatalitet.

Kjo sepse sasitë e vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit në trupat e tyre të vogël.

Ekspertët thonë se duke i japë qoftë edhe pak ujë bebeve nën gjashtë muajsh, ajo sasi mund t’ua mbingarkojë veshkat dhe pastaj të shpie në hiponatremi.

Uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mos balancimit në elektrolite siç është sodiumi.

Kjo pastaj shkakton komplikime si ënjtja e trurit dhe në disa raste shpie në vdekje.

Derisa bebet të jenë të paktën gjashtë muajsh, ekspertët thonë se duhet t’iu jepni atyre vetëm qumësht gjiri ose formulë qumështi.

Shpërndaje në: