HTC do ta braktisë biznesin e telefonave?
Për këtë arsye nuk duket befasuese që të kuptohet se sipas disa thashethemeve të fundit, HTC mund të jetë duke konsideruar daljen nga loja e prodhimit të telefonave.
Sipas këtyre spekulimeve thuhet se kompania është duke konsideruar shitjen e sektorit të telefonave mobil. Ende nuk dihet sigurtë se kush mund të blejë këtë division të HTC, sidoqoftë disa kanë sugjeruar që Google mund të jetë kompania e duhur, sidomos nëse është duke planifikuar të prodhojë më shumë telefona Pixel në të ardhmen.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që do të shohim fundin e kompanisë HTC. Kompania ka produkte tjera në treg si HTC Vive dhe pajisje tjera të realitetit virtual, treg ky ku kompania është ndër të paktët prodhues serioz deri më tani.
Ky nuk është lajmi i parë që kemi dëgjuar mbi mundësinë e shitjes së HTC. Mirëpo, deri tani ende nuk kemi parë ndonjë gjë konkrete kështu që thashethemet e tilla duhet të mirren me një dozë dyshimi, tani për tani.