Kisha në Amerikë e shndërruar në galeri nga piktori kosovar hapet për publikun

Kisha në Amerikë e shndërruar në galeri nga piktori kosovar hapet për publikun

Qendra e Artit e Wilkes-Barre i ka hapur dyert më 20 nëntor në objektin që dikur ishte Kisha e Zemrës së Jezusit (Sacred Heart of Jesus Church). Pronari i ri, Ray Lapatinka, është një artist i trajnuar për portretet romantike të shekullit XIX dhe veprat e tij tashmë varen në muret e njëjta që dikur kishin mbajtur pikturat e të ndjerit Joseph Murgas, i cili kishte kryesuar Asamblenë e kishës, sikurse edhe procesin e ndërtimit. Lapatinka, me prejardhje nga Kosova, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e timesleader.com, kishte vendosur ta blinte objektin kur kishte dëgjuar se ishte nxjerrë në shitje gjatë një vizite që kishte pasur me pronarin e “Café Toscana” dhe mikun e tij Marcello Ameti, vizitë kjo nëpërmjet së cilës ai po ashtu u takua me përfaqësuesin e kompanisë së patundshmërive Hysni “Sam” Syla dhe Steve Barrouk që po ashtu merrej me patundshmëri.

“E pashë njoftimin nga jashtë që thuhej se ishte një pikë referimi historike e Pennsylvanisë”, ka thënë Lapatinka. “Mendova se do të ishte gjë e bukur nëse e ruaj dhe e kthej atë në galeri arti”, ka shtuar ai.

Lapatinka ka nisur edukimin e tij për art në Universitetin e Prishtinës në Kosovë dhe ka zgjeruar studimet e tij në “Montclair State University” në New Jersey. Ai kishte punuar portrete me porosi dhe po ashtu mbante orë në “Bergen County Community College” por një prej nderimeve më të mëdha në karrierën e tij kishte ardhur nga Kisha Katolike

Shpërndaje në: