Nëse jeni duke marrë antibiotik, këto ushqime duhet të shmangen patjetër

Nëse jeni duke marrë antibiotik, këto ushqime duhet të shmangen patjetër

Së pari, këto ushqime mund të ndërhyjnë në trup dhe të prishin efektivitetin e antibiotikëve. Së dyti, ato mund të ngadalësojnë zbrazjen e stomakut dhe për pasojë do të kenë nevojë për një kohë më të gjatë për t’u përthithur nga trupi

Qumështi dhe nënproduktet e tij:djathi, salca e kosit, gjalpi, akullorja etj nuk duhet të konsumohen nëse jeni duke përdorur antibiotikë. Kalciumi që është i pranishëm në këto produkte mund të pengojë absorbimin e antibiotikëve në trup.

Ushqimet e pasura me hekur: është si dhe kalciumi edhe hekuri është i njohur për bllokimin dhe mos absorbimin e antibiotikëve në trup. Mëlçitë, mishi i kuq, kungulli, arrat, zarzavatet me gjethe jeshile, çokollata e errët duhet të kufizohen gjatë kohës që po përdorni antibiotikë.

Alkooli: alkooli shton efektet anësore të antibiotikëve, përfshikë këtu marramendjen, problemet gastrointestinale etj.

Ushqimet acidike: ushqimet e pasura me acid nuk lejojnë që antibiotikët të bëjnë efektin e duhur në organizëm.

 

Shpërndaje në: