Nënat ndjehen gjithmonë fajtore për mënyrën si ushqejnë fëmijët
Sigurisht që ato përpiqen të bëjnë më të mirën, dhe një nga gjërat më thelbësore është t’i sigurojnë të vegjëlve të tyre ushqimin më të mirë që kur vijnë në jetë.
Mënyra se si mamatë ushqejnë bebet e tyre është kthyer në një çështje me interes publik ndërkombëtarisht.
Në Britaninë e Madhe, më shumë se 80% e nënave nisin ushqyerjen me gji, e ndërkohë më pak se 1% e bëjnë këtë për 6 muajt e rekomanduar. Kjo do të thotë se shumica e foshnjeve marrin suplemente me formulë gjatë muajve të parë kritikë.
Fatkeqësisht, studimi i fundit i publikuar në Independent tregon shkallën e lartë të nënave që ushqejnë fëmijët me formulë të cilat ndjehen fajtore, të turpëruara e të pakënaqura me vendimin e tyre për të zëvendësuar gjirin me beberonët.
Nënat të cilat fillojnë ushqyerjen me gji por ndalojnë, dhe nënat që kanë si qëllim të ushqejnë me gji gjatë shtatzëanisë por nuk mund, janë të ekspozuara më shumë për të përjetuiar faj dhe pakënaqësi.
Por nuk është e lehtë për to të menaxhojnë ushqyerjen e fëmijës vetëm me gji për të paktën gjashtë muaj.Megjithëse këto nëna nuk ikishin eksperienca negative emocionale si ato që ushqenin të vegjlit me formulë, ato sërish ndjeheshin fajtore veçanërisht kur mbështesin ushqyerjen me gji me formulë.