A është seksi pas ndarjes një ide e mirë? Flasin terapistët
A është seksi pas ndarjes një ide e mirë? Epo terapistët e seksit thonë se seksi pas ndarjes mund të jetë shpërqëndrues.
Nëse je ndarë nga partneri, nuk mund të shpresosh se seksi do t’ju rikthejë sërish bashkë.
Holly Richmond, një terapist seksi në NewYork City, thotë se seksi pas ndarjes nuk do ta shpëtojë marrëdhënien, dhe nëse e bën atëherë do të zgjasë për vetëm disa javë.
Nëse të dy partnerët e kuptojnë se pse nuk mund të jenë së bashku dhe janë të kënaqur me ndarjen, seksi mund të jetë thjesht për t’u lidhur një herë të fundit.
Nga ana tjetër, nëse një person nuk dëshiron që marrëdhënia të përfundojë, ai mund të kërkojë të bëjë seks, si një mënyrë për të thënë,” Shiko sa mirë jemi. A je e sigurt se do të heqësh dorë nga e gjithë kjo?”
Për ndarjet që përfundojnë me mirëkuptim të ndërsjellë, seksi mund të jetë një “fund i bukur”.
Sidoqoftë, seksi i tipit “Dua të kthehem me ty”, nuk është një ide e mirë.
Pranimi i ndarjes kërkon kohë dhe përpjekja për të lehtësuar dhimbjen me seks do ta zgjasë procesin, thotë Richmond.
Për fat të keq, seksi pas ndarjes nuk do t’ju japë fundin që dëshironi!