Mitet më të dëgjuara për shtatëzaninë
Thuajse çdo grua që pret të bëhet nënë, pavarësisht sa gjatë i nevojitet për të mbetur shtatzënë, lexon çdo gjë rreth shtatzënisë për t’u siguruar për mirëqenien e bebes.
Sipas statistikave, prej të gjithë çifteve që përpiqen të krijojnë fëmijë, vetëm 30% arrijnë të mbesin shtatzënë brenda ciklit të parë, 85% brenda 12 muajve dhe tjerëve iu nevojiten disa vite dhe ndoshta ndërhyrje mjekësore për të mbetur shtatzënë.
Fatkeqësisht, për momentin ka shumë informacione të rrejshme dhe të pasakta në internet, të cilat shpeshherë mund të jenë edhe të dëmshme.
Më poshtë i keni mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë:
Miti 1: Ijët e gjëra e lehtësojnë lindjen
Faktikisht ijët nuk kanë të bëjnë asgjë me kanalin e lindjes. Është forma dhe madhësia e vrimës në mesin e komblikut ajo që ka rëndësi.
Miti 2: Forma dhe madhësia e barkut tregon se a do të jetë bebja vajzë apo djalë
Kjo do të ishte shumë metodë e mirë për ta identifikuar gjininë e bebes, por fatkeqësisht nuk është kaq e thjeshtë. Ka dy gjëra që mund të ndikojnë në formën dhe madhësinë e barkut së gruas shtatzënë: madhësia e fetusit dhe pozita e bebes në mitër.
Miti 3: Ultrazërat e shpeshtë janë të dëmshëm për beben
Nuk ka ndonjë dëshmi shkencore që thotë se ultrazërat e bërë siç duhet mund ta dëmtojnë nënën apo beben e pa lindur. Ultrazëri nuk ka rrezatim, por vetëm valë të zërit me frekuencë të lartë, ndonëse intensiteti i këtyre valëve është shumë i ulët.
Miti 4: Nuk mund të vraponi gjatë shtatzënisë
Shtatzënia nuk nënkupton se duhet të hiqni dorë nga vrapimi. Nëse një femër ka shtatzëni të pa komplikuar, është e sigurt dhe e shëndetshme për atë që të vrapojë gjatë tërë shtatzënisë. Sidoqoftë, ju duhet ta shmangni vrapimin nëse keni shtypje të lartë të gjakut, nëse nuk keni vrapuar më herët, etj.
Miti 5: Është në rregull nëse konsumoni alkool herë pas here
Kur një grua shtatzënë e konsumon një gotë verë apo birrë, të njëjtën gjë e bën edhe bebja e vet. Alkooli mund të kalojë lirshëm përgjatë placentës. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun se bebja do të lindë me defekte fizike apo mendore dhe kjo është e dëshmuar shkencërisht.