As që ju shkon ndër mend çfarë po i shkatërron thonjtë tuaj!
Kush vuan nga thonjtë e dobët, e di shumë mirë që s’do të gjej paqe derisa t’i shohë ashtu siç do! Por a e dini çfarë po i shkatërron edhe më ato? Larja e shpeshtë e duarëve! Më saktë akoma, kur ju jeni duke i larë duart me thonj të zhveshur shumë shpesh.
Duket e çuditshme, por ajo thonjtë janë porozë dhe ekspozimi ndaj ujit do t’i gjejë ato të pambrojtura. Kështu ata do të thithin ujin duke e bërë thoin të zgjerohet.
Më pas, kur thoi thahet, ai tkurret dhe mund të bëhet më i thyeshëm se më parë. Për të shmangur këtë, përpiquni që çdo herë t’i lyeni ata me një bazë manikyri edhe nëse nuk keni kohë për manikyr. Të mendosh, sa krenarë kemi qenë deri më tani për higjenën e duarëve…
Sigurisht, nëse doni që për pak kohë thonjtë tuaj të qëndrojnë natyralë dhe të marrin frymë lirshëm, lyejini me vaj. Veçanërisht para dushit, kur e dini që duart do të qëndrojnë gjatë në ujë të ngrohtë. Armiku tjetër i thonjve, ndodhet në kuzhinë, tek detergjentët e enëve, kështu që gjitmonë një palë dorashka me vete!