Këta të famshëm nuk kanë Instagram dhe s’mund të ishin më të lumtur
Rrjetet sociale janë gazetat e shekullit të 21-të. Për të lançuar një linjë veshjesh, për të reklamuar projektin e ri për çfarëdolloj gjëje tjetër, të famshmit përdorin Instagramin, Twitterin dhe Snapchatin për t’i thënë botës të rejat më të fundit.
Por, me pushtetin vjen dhe përgjegjësia. Duke u kthyer në një yll të rrjeteve sociale, fansat presin të postosh shpesh, të jesh shembull dhe një libër i hapur. Ndoshta Kardashianët s’e kanë problem të ndajnë me botën çdo detaj të jetës personale, por të tjerë e kanë.
“S’më vjen ndërmend asgjë që do të doja të bëja më pak sesa të postoja detaje të jetës sime personale rregullisht,” tha Scarlett Johansson në 2011-n.
Jennifer Lawrence
“S’do të hap kurrë një Twitter. S’jam shumë e zonja me telefonat e teknologjinë,” tha aktorja për BBC Radio 1. “Mezi përballoj emailet, Twitteri më duket i paperceptueshëm.”
Keira Knightley
“Hapa një Twitter për 12 orë dhe u tmerrova,” tha ajo në The Jonathan Ross Show. “S’postova asgjë dhe ishte një llogari false. Por ngaqë më ndoqi Chloë Grace Mortez, filluan të më ndiqnin pafund njerëz. Postova ‘Po pi një filxhan çaj tani,” dhe u tremba nga reagimet.”
Rachel McAdams
“Lajmet i dëgjoj në radio. S’kam televizor dhe s’di të merrem me emaile,” tha McAdams për People në 2009-n. “Jam shumë injorante.”
Sandra Bullock
“Nuk po i paraqesim jetët tona ashtu si janë në të vërtetë,” tha Bullock për The Times. “Nuk kam ndërmend të postoj një selfie që s’e fshij dot.”
Mary Kate dhe Ashley Olsen
Binjaket nuk kanë llogari tyret në rrjete sociale sepse e vlerësojnë shumë privatësinë. Selfien e parë publike e postuan në Instagramin e Sephora në prill të 2016-s.
Scarlett Johansson
“Nuk kam Facebook apo Twitter,” tha Johansson për Interview. “S’më vjen ndërmend asgjë që do të doja të bëja më pak sesa të postoja detaje të jetës sime personale rregullisht.”
Emily Blunt
“Jam si dinosaur kur vjen puna te këto gjëra. E para. Por gjithashtu s’më duket organike,” tha Blunt për Vulture. “Mezi mbaj mend t’u kthej njerëzve mesazh.”
Emma Stone
“Të gjithë kultivojnë jetët e tyre në Instagram a në rrjete të tjera sociale dhe cilat foto e bëjnë ditën e tyre të duket më mirë,” tha Emma për EPIX.com.
Kristen Stewart
“Të gjithë mund të ndërhyjnë në jetën e tjetrit pa problem,” tha Stewart për Flaunt. “Mund ta bëjë kushdo. Blen një kamera dhe je paparaci; hap një llogari në Twitter dhe je informant. Është bezdisëse.”
Kate Winslet
“Ka shumë ndikim në vetëvlerësimin e grave sepse në Instagram, thjesht dizenjojnë veten në një mënyrë që të jenë të pëlqyeshme,” tha Winslet për The Sunday Times. “Dhe ç’e pason këtë? Çrregullime të ushqyerjes. Ky fakt më nevrikos shumë dhe prandaj s’lejojmë rrjete sociale në shtëpi.”
Jennifer Aniston
“Isha kaq e stresuar, por djersija,” tha Aniston për periudhën që postoi në llogarinë e kompanisë së saj, Living Proof. “Kur shoh fëmijë me fytyrën në telefon gjithë kohës, më vjen keq,” tha ajo për People.
George dhe Amal Clooney
“Mund të them diçka idjote dhe s’mendoj se duhet të jem aq lehtësisht i arritshëm,” tha Clooney për Variety.
Mila Kunis
“Nuk mendoj se njerëzit duhet të informohen kur shkoj unë në tualet,” tha ajoo në The Late Late Show with Craig Ferguson. “Ç’të postoj? ‘Hej, tani po shkoj nga kjo dhomë në tjetrën.’ S’ia kam idenë ç’do postoja.”
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
“Është një botë e frikshme,” tha Jolie për People teksa e quante veten tradicionale kur vjen puna te teknologjia. Ajo dhe Pitt punësuan një ekip sigurie për të monitoruar kontentin që konsumojnë fëmijët e tyre në internet.
Daniel Radcliffe
“Nuk kam Facebook dhe as Twitter dhe kjo m’i lehtëson shumë gjërat. Sepse, futesh në Tëitter, i tregon gjithë botës ç’po bën dhe pastaj kërkon një jetë private. Askush s’e merr seriozisht një kërkesë të tillë,” tha aktori për Sky News.