Shokon studimi më i fundit: WiFi dëmton spermën!

Shokon studimi më i fundit: WiFi dëmton spermën!

Nëse keni kohë që përpiqeni të bëheni me fëmijë dhe nuk po mundeni dot, përgjigjen mund ta keni shumë më pranë se ç’mendoni. Kumiko Nakata, një kërkues shkencor nga Japonia vuri re se valët elektromagnetike të shpërndara nga pajisjet e WiFi- së (celularët apo modemi) dëmtojnë spermën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 15% e çifteve në mbarë botën kanë probleme me të bërit fëmijë, ku një e treta e kësaj pamundësie vjen nga burrat. Sigurisht infertiliteti shkaktohet nga disa shkaqe: stresi, ndotja, gjenetika apo dieta e varfër ushqimore. Ja që një ndikim aspak të vogël rrezikon të kenë edhe smartphone- ët.

Eksperimenti në fjalë u krye mbi 51 burra dhe u vu re lidhja e drejtpërdrejtë e përdorimit të shumtë të celularit me të mospaturit fëmijë. Si mund të parandalohet ky dëmtim? Të paktën përpiquni ta vendosni celularin në tavolinë dhe jo ta mbani në xhep gjatë gjithë kohës.

Shpërndaje në: