Pasi të lexoni këtë, këto 2 veprime s’do t’i bëni kurrë në plazh

Pasi të lexoni këtë, këto 2 veprime s’do t’i bëni kurrë në plazh

Kohëve të fundit, këtu në Anabel kemi folur vazhdimisht për plazhin, duke filluar nga çfarë të bësh kur bie shi në plazh, plazhet jo fort të njohura shqiptare e deri te arsyet pse seksi në plazh është i rrezikshëm. Sot, do të trajtojmë dy veprime të tjera të rrezikshme në plazhe, të cilat bëni mirë të mos i anashkaloni.

1. Qëndrimi në çadër nuk ju mbron nga rrezet

Kur mendon plazhin, të qëndron poshtë çadrës është gjëja e parë që të vjen ndërmend për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Funksionon, por jo aq sa mendoni. Studime të shumta kanë treguar se gati 80% e atyre që qëndrojnë në çadër pësojnë djegie në lëkurë. Pra, qëndrimi në hije nuk mjafton për t’u mbrojtur nga rrezet negative, ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet të harroni pa përdorur kremin mbrojtës: ÇDO 2 ORË!

Po kështu, evitoni qëndrimin në diell/hije në oraret e drekës dhe sigurohuni të mbuloheni me veshje.

2. Mos ecni pa shapka

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur pushuesit janë kthyer në shtëpi me gunga në këmbë, urtikarie të kuqe e me kruarje. Për shkak të parazitëve të lëkurës dhe mikrobeve, ecja pa shapka nuk këshillohet aspak. Po kështu, objektet e mprehta si xhamat mund të përbëjnë gjithashtu rrezik.

Shpërndaje në: