Instagrami fsheh numrin e pëlqimeve nëpër foto
Përdoruesit e Instagramit në Australi nuk shohin dot më sa pëlqime ka marrë një foto, pas ndryshimeve të bëra nga platforma për të “zvogëluar trysninë” mes përdoruesve.
Që prej ditës së sotme, përditësimi i aplikacionit do të shkaktojë fshehjen e numrit total të pëlqimeve në foto dhe shikimeve në video.
Përdoruesit do të kenë mundësi të shohin kush ua ka pëlqyer foton, por s’do t’u shfaqet numri total i pëlqimeve.
Sidoqoftë, ky ndryshim nuk do të ndikojë në profilet e biznesit në Instagram. Pëlqimet, shikimet dhe angazhimi i audiencës do të vijojnë të përmblidhen në segmentin Insights.
Ndryshimi është ende në fazën e testimit dhe do të aplikohet së shpejti edhe në Zelandën e Re, Japoni, Irlandë, Itali dhe Brazil.
Drejtoresha e politikave të Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, tha se në Instagram, njerëzit duhet të ndihen rehat, duhet të shprehin veten pa u ndjerë të gjykuar.
“Shpresojmë që ky ndryshim t’ju heqë presionin e pëlqimeve që duhet të marrë një postim dhe shpresojmë të postoni gjëra që ju pëlqejnë,” tha ajo në një deklaratë. “Po e testojmë në Australi që të mësojmë në diçka e tillë e përmirëson përvojën e përdoruesve të Instagramit dhe nëse një ndryshim si ky i bën njerëzit të fokusohen te historitë që tregojnë e jo te numri i pëlqimeve.”
Në ky ndryshim do të jetë i përhershëm a i përkohshëm do të vendoset më vonë.