Parashikimi për muajt e mbetur të vitit: Shenjat me fat në dashuri dhe ato që do të pasurohen

Parashikimi për muajt e mbetur të vitit: Shenjat me fat në dashuri dhe ato që do të pasurohen

Dashi
Muajt e parë ishin më të lehtë se viti që lamë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj.(Shpresojmë t’i keni shfrytëzuar mundësitë që keni patur gjatë pjesës së parë të vitit). Përsa i përket fushës financiare, priten përfitime në vlerë monetare gjatë shtatorit, kjo falë ortakërive dhe bashkëpunimeve. E meqë ende nuk jeni në muajin gusht ju kujtojmë nga parashikimi vjetor i Paolo Fox se kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. Gjatë shtatorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju.

Demi
2019-a është viti ku planetet radhiten në atë mënyrë, që punët, planet e çdo gjë tjetër t’ju shkojë fjollë. Nëse nuk ju ka shkuar deri më tani, prisni pjesën e dytë të vitit.

Bëni kujdes me shpenzimet, tregohuni të zgjuar dhe kurseni nëse mundeni, sepse ky vit do të karakterizohet nga vendime të rëndësishme financiare. Venusi është planeti juaj mbështetës dhe këtë vit do të përqendrohet vetëm te çështjet financiare. Fundi i nëntorit dhe dhjetori do të shënojnë një zhvillim të suksesshëm. Meqë i kemi para, vlen për t’u përmendur që gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave.

Binjakët
Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit duket se i keni përqëndruar të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj nga data 4 prill deri më 7 gusht, ja pse kjo periudhë është më e favorshmja për ju. Venusi ndikon te paratë, te ndjenjat, te marrëdhëniet tuaja dhe pikërisht në këto sfera ju kërkoni përmirësim. Kujdes se mos merrni borxhe. Përmirësime të ndjeshme në fund të vitit në aspektin financiar.

Gaforrja
Gaforrja, shenja e ujit që drejtohet nga planeti i Mërkurit. Këtë vit do të përballeni me detyrimet tuaja dhe do të ndërmerrni angazhime afatgjata. Saturni do të kalojë në shenjën tuaj duke kufizuar kështu buxhetin. Arsyeja mund të jetë shtimi i detyrimeve ose një investim që keni bërë. Gushti dhe shtatori janë të favorshëm për takime dhe mundësi të reja. Shumë nga ju do të vendosin se puna që bëjnë aktualisht duhet të ndryshojë dhe të marrin një pozicion të ri, pasi s’po marrin atë çka kërkojnë.

Luani
Luani, shenja që drejtohet nga Dielli dhe shenja e zjarrit. Të gjitha zhvillimet në jetën tuaj personale ndodhin gjatë periudhës fundqershori e deri në fillim të tetorit. Këtë vit do t’ju jepet mundësia të shtoni kursimet, të fitoni më shumë falë punës që bëni. Shtatori dhe tetori janë muajt më të favorshëm për ortakëri të reja dhe në përgjithësi për financat tuaja. Për sa i përket karrierës, nuk do të pësojë ndryshime të mëdha, por kjo s’do të thotë se nuk do të rriteni profesionalisht. Gjashtë muajt e dytë të vitit janë më të mirë se të parët.

Virgjëresha
Virgjëresha, shenja e Tokës drejtohet nga planeti i Mërkurit, i cili simbolizon ndryshimin. Shenjat me të cilat të lindurit në këtë shenjë shkojnë janë Bricjapi, Akrepi, Gaforrja dhe Demi. 2019 ka të gjitha elementet për të qenë një vit i veçantë, si në aspektin e rritjes personale, por edhe për marrëdhëniet. Lexoni gjithçka përpara se të firmosni, sidomos gjatë gushtit. Eklipsi diellor i datës 14 tetor do të shënojë një ditë të veçantë për ju. Shumë nga ju do të bëjnë dy punë këtë vit dhe për rrjedhojë, do të shpërbleheni mirë edhe nga ana financiare.

Peshorja
Kjo shenjë drejtohet nga planeti i Venusit dhe njësoj si Binjakët dhe Ujori është shenjë ajri. Ky do të jetë një vit shumë krijues dhe artistik për të gjitha Peshoret. Një miku apo partneri juaj i ngushtë do t’ju ndihmojë shumë. Deri në muajin shtator, praktikisht, jeni arkitekti i fatit tuaj. Më 25 shtator, Jupiteri hyn në shenjën tuaj dhe gjithçka do të përqendrohet më shumë në arritjet personale. Nuk ka asgjë që të tregojë probleme madhore financiare, por se tregoheni të zgjuar, s’është aspak keq. Fundviti do të jetë më shpërblyes në aspektin financiar, por karriera do të jetë sfiduese këtë vit, pasi Saturni do të ushtrojë ndikimin e tij. Me siguri, mendoni se zgjedhjet tuaja janë të kufizuara, për shkak të rrethanave, mungesës së kualifikimeve, moshës apo vendit ku jetoni.

Akrepi
Akrepi, shenja e ujit që drejtohet nga Marsi dhe Plutoni. Akrepat gjatë 2019-s do të përqendrohen te sipërmarrjet e reja. Pa ju, asgjë s’do të lëvizë. Planetët janë të gjithë me ju këtë vit, prandaj mund të bëni të gjitha përpjekjet që i keni parë si të pamundura. Që idetë tuaja të realizohen dhe të keni kontroll të plotë mbi gjithçka, duhet të prisni deri në tetor. Shtatori do të jetë muaji më i favorshëm. Për shkak të eklipseve hënore, më datë 5 maj dhe 28 tetor, marrëdhëniet personale do të pësojnë ndryshime, sidomos ato me kolegët. Njerëzit që ju rrinë pranë do të ndryshojnë.

Shigjetari
Shigjetari është shenjë e zjarrit dhe drejtohet nga Jupiteri. Gjatë pjesës së parë të vitit, mund të jeni ndjerë siku fati ju ka braktisur dhe s’po bëni dot përpara, por ndoshta nuk keni pse të bëni më përpara pasi ndiheni rehat aty ku jeni. Sa më shpejt ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do ta kaloni këtë periudhë. Optimizmi kthehet në shtator dhe jeta do të duket më e bukur. Nëse keni lindur në datat 22-29 nëntor, jeta do të pësojë disa ndryshime të papritura që s’janë në dorën tuaj. Kjo do të jetë një periudhë sprove. Vetëm pas shtatorit do të bëni përpara.

Bricjapi
Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët e kanë nisur vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e kanë marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit janë më të hapur për të komunikuar me të tjerët. Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë.

Ujori
Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme.

Peshqit
Peshqit, shenjë e ajrit dhe drejtohet nga Neptuni, njësoj si Gaforrja dhe Akrepi. Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Këtë vit duhet të tregoheni të vërtetë me veten dhe të ndiqni idetë tuaja unike. Për durimin që do të tregoni do të shpërbleheni në gusht dhe në shtator, muaj gjatë të cilëve do t’ju jepet mundësia për të pasur bashkëpunime të reja!

Shpërndaje në: