Metoda më e çuditshme dhe efektive e meditimit
Bëhet fjalë për banjat zanore të cilat vijnë si një relaksim alternativ, por çfarë janë ekzaktësisht ato?
Ashtu siç sugjeron dhe emrin, ato janë krijuar një terapi shëruese që përdor tingujt për të nxitur një gjendje qetësie dhe ndjenje intensive relaksimi.
Gjatë seancës, pjesëmarrësit zhyten në rezonancë qetësuese zanore të emetuar nga instrumente tradicionale si qypa kristali këndimi, diapazon dhe gonget.
“Ka patur një shpërthim të çmendur të banjave zanore. Për çfarëdolloj arësye që po ndodh, mendoj se është mahnitëse,” tha për Well and Good Sara Auster, shëruese zanore.
Sipas saj, ajo që Auster dëgjon shpesh është se njerëzit pas kësaj terapie bëjnë një gjumë më të mirë dhe arrijnë një gjendje qetësie.