Gratë të cilat bëjnë fëmijë vonë plaken më mirë

Gratë të cilat bëjnë fëmijë vonë plaken më mirë

Shkencëtarët zbuluan se femrat post-menopauzës ishin më të mprehta mendërisht nëse kishin përdorur kontraceptivë hormonalë për më shumë se 10 vite, kishin nisur ciklin e tyre menstrual para moshës 13 vjeç ose kishin lindur për herë të fundit pas moshës 35 vjeç.

Gratë postmenopauzës të cilat kishin patur shtatzaninë e tyre të fundit pas moshës 35 vjeçare gjithashtu kishin kujtesë më të mirë verbale dhe ato që kishin patur shtatëzaninë e tyre të parë pas moshës 24 vjeç kishin funksion ekzekutiv më të mirë, që përfshin kontroll të vëmendjes, kujtesë që punon, zgjidhje të problemeve dhe arsyetim.

Studimi, i publikuar në Gazetën e Shoqërisë Gjeriatrike Amerikane, është i pari i llojit të vetë që investigon lidhjen midis moshës së shtatëzanisë së fundit dhe funksionit njohës post-menopauzës.

“Bazuar në zbulimet tona, sigurisht ne nuk do të rekomandonim që gratë të prisnin moshën 35 për të mbyllur familjen e tyre, por studimi siguron prova të forta që ka një lidhje të fortë mes moshës së madhe,  shtatëzanisë së fundit dhe funksionit njohës vonë në jetë,” tha autorja Roksana Karim nga Shkolla Mjekësore Keck në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

 

Shpërndaje në: