Pse disa njerëz bëjnë shumë zhurmë gjatë seksit

Pse disa njerëz bëjnë shumë zhurmë gjatë seksit

Nga “When Harry Met Sally” deri “Sex and the City” e filmat pornografikë, gratë në dhimbjet e pasionit bërtasin në ekstazë e rënkojnë me kënaqësi.

Por a është kjo  një licensë kinematografike apo thjesht seks i zhurmshëm?

Ekspertët kanë vënë në pikpyetje të njëjtën gjë. Në vitin 2011, Gayle Brewer nga Universiteti i Lancashire Qëndror dhe Colin Hendrie nga Universiteti i Leeds publikuan studimin e tyre në Arkivat e Sjelljeve seksuale.

Në studim, ata pyetën 71 gra seksualisht aktive nga mosha 18 deri në 48 për më shumë detaje rreth vokalizimit gjatë seksit.

Ata zbuluan se shumë prej tyre bërtisnin, por jo domosdoshmërit kur përjetonin orgazma. Në fakt, 66% thanë se rënkonin për të përshpejtuar pikën kulmore të kënaqësisë së partnerit të tyre, dhe 87% thanë se bërtisnin gjatë marrëdhënies seksuale për të rritur vetëvlerësimin e tij.

 

Shpërndaje në: