Studimi tregon se cilat janë tri ushqimet që mund të luftojnë kancerin
Portokajtë, rrushi dhe karotat mund të përmbajnë komponime kundër kancerit që ngjajnë me ato të përdorura në medikamentet e licencuara, sugjeron hulumtimi.
Një studim zbuloi se nga më shumë se 7,900 molekula brenda frutave dhe perimeve, 110 kanë potencial për të luftuar tumoret, transmeton lajmi.net.
Kjo bazohej në ngjashmërinë e molekulave me komponimet e gjetura në medikamentet ekzistuese kundër kancerit.
Frutat dhe perimet në fjalë janë të pasura me antioksidantë të quajtur flavonoide, të cilat u japin atyre ngjyrë.
Studiuesit, nga Kolegji Imperial i Londrës, shpresojnë që një ditë të krijojnë ‘pasaporta ushqimore të personalizuara’ që veprojnë si ‘ilaçe gastronomike’ për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes.
Hulumtimi u udhëhoq nga Dr Kirill Veselkov, i departamentit të kirurgjisë dhe kancerit në kolegj.