Metoda për të lehtësuar dhimbjet nga djegia e diellit

Metoda për të lehtësuar dhimbjet nga djegia e diellit

Në verë të gjithë duam që të marrim edhe ngjyrë, mirëpo qëndrimi në diell gjatë temperaturave të larta shpie deri te djegia e lëkurës.

Pas djegies menjëherë mendja ju shkon tek kosi, mirëpo ka edhe ilaçe tjera natyrale në shtëpi që ju ndihmojnë të trajtoni këtë dhimbje.

Nëse veç jeni të prirë të digjeni nga rrezet e diellit, atëherë qëndroni larg rrezeve gjatë orëve kur moti i nxehtë i arrin majat – pra mes orës 10:00 dhe 14:00.

Por nëse vendosni të dilni jashtë, atëherë aplikoni krem për mbrojtjen e lëkurës të paktën 15 minuta para se të dilni sepse nevojitet aq kohë që lëkura ta absorbojë kremin për t’ju mbrojtje.

Vishni rroba të cilat ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, siç janë rrobat që përmbajnë faktorë për mbrojtjen kundër këtyre rrezeve.

Nëse dielli ju ka djegur lëkurën, këto janë disa nga metodat që mund ta lehtësojnë dhimbjen:

– Largohuni sa më parë nga rrezet e diellit

– Freskojeni lëkurën me dush të freskët

– Aplikoni krem apo sprej adekuat, siç është aloe vera

– Konsumoni shumë ujë për ta freskuar trupin dhe për ta parandaluar dehidratimin

– Përdorni pilula kundër dhimbjes, siç është paracetamoli apo ibuprofeni

Nëse keni temperaturë të lartë, ndiheni të lodhur, të sëmurë dhe keni marramendje, atëherë është mirë të konsultoheni edhe me doktorin.

Shpërndaje në: