Për një lëkurë të shëndetshme dhe fytyrë të çlodhur, ky scrub është ideali
Të gjithë e dinë që sheqeri mund të jetë një nga produktet më të urryera për ata që mbajnë dietë, por është një produkt që bën mrekulli kur është fjala për pastrimin e lëkurës.
Scrub-i me sheqer është një recetë e thjeshtë që të vjen në ndihmë për një pastrim të thellë të lëkurës. Sheqeri mund të përdoret për fytyrën, trupin dhe për këmbët. Nëse ke lëkurë të yndyrshme, mund t’i shtosh recetës produkte të shumëllojshme, por baza është sheqeri dhe vaji esencial.
Përbërësit: 1/2 filxhan sheqer (të bardhë apo kafë, mundësisht organik), 1/2 filxhan vaj (vaj kokosi ose vaj ulliri), vajra të tjerë esencialë, sipas preferencës.
Përdorimi: Përzieji të gjithë përbërësit në një kavanoz hermetik. Për ҫdo përdorim, 1 lugë gjelle është e mjaftueshme. Përhape të gjithë scrub-in në lëkurë dhe masazhoje ngadalë.
Mbaje edhe pas masazhit disa minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm. Do të kesh ndjesinë e ҫlodhjes dhe një butësi të mëndafshtë.