Nëntë mënyra se si të shëroheni më shpejtë pas lindjes cezariane
Afërsisht një në tri gra lindin foshnje përmes lindjes cezariane dhe është e rëndësishme t’i dini të mirat dhe dëmet e kësaj procedure.
Janë disa mënyra se si të shëroheni pas lindjes cezariane, ja disa këshilla:
-Përdorni probiotikë dhe hani ushqime të fermentuara
Antibiotikët që i janë dhënë nënës gjatë operacionit mund të ndikojnë në bakteret e shëndetshme në zorrë. Për shkak të kësaj, një nënë pas lindjes cezariane duhet t’i kërkojë mjekut të saj probiotikë, për të ndihmuar në rivendosjen e florës së shëndoshë të zorrëve.
Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e imunitetit dhe madje edhe në parandalimin e diarresë. Ushqimi i fermentuar mund të ketë gjithashtu përfitime të ngjashme.
-Dilni për ecje
Sapo doktori t’ju lejojë të filloni të ushtroni, bëni shëtitje të shkurtra për rreth 30 minuta. Ecja mund të zvogëlojë rrezikun për mpiksjen e gjakut, të përmirësojë funksionet e zorrëve dhe të ndihmojë trupin të rimëkëmbet. Madje, ecja mund t’ju rekomandohet edhe posa të ktheheni nga spitali.
-Shmangni ushqimet inflamatore
Ushqimi është i rëndësishëm për nënat e reja. Kufizoni ushqimet inflamatore, si mishi i kuq, bukë e bardhë dhe ushqime të skuqura. Provoni ushqime që janë anti-inflamatore si manaferrat, lakër jeshile, brokoli, arra dhe fara. Ushqimet me aminoacidet, si pula dhe salmon, gjithashtu mund të ndihmojnë në riparimin e indeve.
-Përdorni analgjetikë
Është normale që një nënë të ketë dhembje edhe 2 javë pas lindjes cezariane. Mjekët ndoshta do të përshkruajnë ilaçe anti-inflamatore, si ibuprofen, të cilat mund të duhet të merren deri në 4 herë në ditë për 2 javë. Konsultohuni me mjekun tuaj për ilaçe.
-Pushoni mjaftueshëm
Pushimi është i rëndësishëm pas çdo operacioni serioz dhe nuk duhet të përjashtohet as në këtë rast. Sigurisht, nuk është e lehtë të gjeni shumë kohë për të pushuar kur keni një të porsalindur në shtëpi. Në mënyrë ideale, një nënë e re duhet të përpiqet të fle kur fëmija fle dhe të ndihmohet nga më të dashurit për të gjetur kohë për një sy gjumë.
-Gjeni mbështetje për gji dhënie
Nëse një nënë e re planifikon të ushqejë me gji fëmiun e saj, ajo duhet të gjejë mbështetje, meqë lindja cezariane shkakton shumë vështirësi gjatë dhënies së gjirit. Mbështetja vjen në shumë forma si një karrige për gji ose një jastëk të veçantë. Të gjitha këto gjëra mund të ndihmojnë një nënë të re të ushqejë me sukses fëmiun e saj dhe të mos ketë dhimbje.
-Luftoni kapsllëkun
Pas lindjes cezariane, një nënë e re mund të jetë në rrezik për kapsllëk për shkak të ndryshimeve hormonale dhe muskujve të stomakut të lodhur. Për ta luftuar kapsllëkun, duhet të pini shumë ujë, të hani ushqime të pasura me fibra, të tilla si fruta të freskëta.
-Kujdesuni të mos keni infeksione
Pas operacionit, është e rëndësishme të monitoroni veten për çdo shenjë infeksioni. Nënat e reja duhet të kontrollojnë temperaturën e tyre çdo 24 orë dhe të jenë të vetëdijshme për ënjtje, dhimbje të forta, vija të kuqe ose të dridhura. Nëse shfaqen këto simptoma, duhet të kontaktoni mjekun.
-Menaxhoni emocionet
Lindja, qoftë cezariane apo normale, është proces i ndjeshëm. Madje, edhe pas lindjes, nënat e reja mund të ndjehen fajtore ose të turpërohen. Nëse ndjeheni kështu, ka shumë mënyra për t’u trajtuar, bisedoni me ndonjë terapist ose bisedoni online me njerëz.
Kur bëhet fjalë për marrjen e ndihmës, ndërhyrja dhe mbështetja e hershme mund të parandalojnë rrezikun e depresionit pas lindjes.