Katër tipet e grave që burrat i urrejnë në kulm
Ashtu si në çdo lloj marrëdhënieje shoqërore dhe ajo mes dy njerëzve që duhen ka anët e saj negative dhe pozitive
Gjërat e mira dhe të bukura përgjithësisht ndjehen dhe nuk bërtitet fort. Ndaj, kujdes ndaj gjërave të bezdisshme, që njerëzit e sidomos burrat nuk i duan pranë vetes, madje i shmangin.
Këto për shembull janë katër tipet e grave që burrat nuk i durojnë dot fare, fare…Ne po ju sjellim këtu klasifikimin…
1. Unë di gjithçka për situatën. Të jesh e zgjuar sigurisht që është aftësi, por në disa raste përdorimi i inteligjencës për të denigruar situatat apo njerëzit pranë vetes, e zhvlerësojnë direkt një grua në syrin e një mashkulli.
2. Ajo që shpenzon pa hesap. Kush shpenzon paratë e tij, dhe ndoshta edhe ato të partnerit të tij, për rroba të kota ose tepër të shtrenjta, mund t’i shtojë një minus të madh vetes. Ai ndoshta nuk di se si t’i japë vlerë reale parave, por ju mos e teproni.
3. Koprracja. Ndryshe nga shpenzimi i tepërt i parave, lloji i gruas që nuk paguan asnjëherë asnjë darkë apo qoftë edhe një kafe në lokal është e padëshiruar nga meshkujt.
4. E frikësuara. Gruaja që ka frikë nga çdo gjë, madje edhe nga hija e saj, që në çantën e saj ka më shumë ilaçe sesa kozmetikë është e paimagjinueshme për një fundjave pak aventureske. Ndaj, dhe burrat i mbajnë larg vetes këto lloj grash.