Këta janë 5 llojet e njerëzve toksikë që duhet të shmangni me çdo kusht
Njerëzit toksikë janë kudo. Ne mund të jetojmë me ta, të punojmë me ta, të ndajmë sekretet apo edhe momentet më të rëndësishme të jetës pa ditur që negativiteti dhe dashakeqësia e tyre po na helmojnë çdo ditë.
Dhe nëse keni kaluar kohë me njerëzit toksikë, ju e dini tashmë se sa shkatërrues dhe lodhës mund të jenë. Ashtu si me gjithë llojet e toksinave, ju duhet të kufizoni ekspozimin dhe të mbani veten të mbrojtur. Por një hap i parë shumë i rëndësishëm është të dalloni se kur një njeri është toksik. Fatkeqësisht, njerëzit toksikë nuk janë me “etiketë”. Por ja gjërat që duhet të shihni:
1.Luajnë gjithmonë rolin e viktimës: Nuk ka rëndësi në çfarë situate ndodhen, apo kë kanë përballë, njerëzit toksikë gjejnë gjithmonë një arsye për t’u viktimizuar. Nuk marrin kurrë përgjegjësinë për gjërat që bëjnë dhe ua lënë gjithmonë fajin të tjerëve. Në momentin që arrijnë atë që duan, nxjerrin asin nën mëngë dhe luajnë rolin e të pafajshmëve.
2.Duan të jenë në qendër të vëmendjes: Kjo lloj nevoje për të qenë në qendër të vëmendjes mund të arrijë deri në atë pikë, sa të shndërrohet në një delir të sëmurë. U pëlqen të ndërpresin të tjerët, të tregojnë se ata janë më të mirët dhe të afirojmë emrin dhe punën e tyre në çdo moment.
3.Janë paragjykues: Ambienti që i rrethon këta njerëz është shumë negativ dhe ata nuk arrijnë të dalin përtej strofullës së tyre. Nuk e kanë të lehtë të pranojnë të renë dhe paragjykojnë gjithçka e gjthkënd. Janë gjithmonë në fazë sulmi.
4.Janë abuzivë: Me siguri njihni dikë që është i zemëruar, i pakënaqur, dyshues dhe i prirur për të menduar keq gjatë gjithë kohës. Këta njerëz janë manipules të lindur dhe abuzivë. Përveç torturës dhe dhunës psikologjike, ata edhe mund të ngrenë dorë mbi prenë e tyre.
5.Nuk janë kurrë gabim: Nëse mendoni të dëgjoni fjalitë “E kam gabim” apo ‘’Ke të drejtë, është ashtu siç thua ti”. Njerëzit toksikë janë gjithashtu egoistë pandreqshëm që nuk e shohin kurrin fajin dhe gabimin tek vetja, por vetëm të tjerët.